Yjet e hollywood që kanë pësuar rënie drastike në karrierë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:51 11-05-2016 Yjet e hollywood që kanë pësuar rënie drastike në karrierë

Britney Spears

Të gjithëve u kujtohet viti 2007, kur Britney Spears kishte përjetuar njërën prej rënieve më të tmerrshme të një ylli, në historinë e Hollivudit. Pas martesës me Kevin Federline-n në vitin 2004, Britney kishte filluar të kalonte nëpër një fazë shumë të vështirë, të mbushur përplot skandale. Ajo madje rruajti flokët. Atë kohë këngëtares i ishte marrë edhe kujdestaria e fëmijëve. Mirëpo, për fatin e saj të mirë, ajo ka rimarrë kujdestarinë e fëmijëve dhe vazhdon të përfitojë shuma të mëdha parash. 

britney.jpg

 

Mariah Carey

Shumë njerëz nuk e dinë, mirëpo Mariah Carey ka përjetuar njërën prej rënieve më të mëdha në fillim të viteve 2000. Pas një martese të dështuar dhe rënies masive të shitjeve të këngëve të saj, Mariah kishte bërë edhe paraqitjen në filmin ‘Glitter’, që kishte dalë të jetë i tmerrshëm. Kjo gjë e kishte goditur rëndë këngëtaren, e cila, në atë kohë, kishte marrë edhe trajtim mjekësor. Për fatin e mirë të të gjithëve, ajo ka bërë një rikthim të fuqishëm në industri, me albumin e publikuar në vitin 2005. 

maria12.jpg

Lindsay Lohan

Dikur Lindsay Lohan ka përfituar më shumë se 5 milionë euro për një film, kjo gjë ka ndodhur gjatë kohës kur ajo kishte arritur majat e suksesit, pas paraqitjes në filmin “Mean Girls”. Më pastaj ishte krijuar reputacioni që Lohan është një person shumë i vështirë për bashkëpunim, gjë që kishte bërë që ajo t’i humbiste një sërë rolesh, në filma të mëdhenj. Edhe sot regjisorët nuk kanë dëshirë të bashkëpunojnë me Lindsay-n, pikërisht për shkak të reputacionit të keq që ka ajo.

lindsi.jpg

 

Heidi Montag

Heidi Montag me shumë gjasë ndjen mallëngjim për ditët kur ka përfituar nga rreth 100,000 euro për një episod të vetëm të serisë televizive “The Hills”. Mirëpo, pasi kishte krijuar varësi në operacione plastike dhe pasi i kishte dhënë fund emisionit që e udhëhiqte vetë, ajo kishte përfunduar në falimentim dhe si rrjedhojë për një kohë kishte qëndruar tek prindërit. Këto ditë Heidi po merr pjesë në çdo ngjarje, organizatorët e të cilës janë të gatshëm t’i paguajnë para. 

heidi45.jpg

Chris Brown

Karriera dhe jeta e Chris Brown në përgjithësi ka ndryshuar shumë pas incidentit me Rihanna-n. Chris, i cili ‘ishte çmendur’ për një moment, e rrahu brutalisht ish të dashurën e tij në vitin 2009, incident ky që kishte bërë që këngëtari të humbiste shumë, përfshirë këtu edhe respektin e shumë njerëzve për të. Tanimë albumet e tij nuk shiten si dikur, gjë që ndodh edhe me biletat për koncertet e tij, që dikur bënin bujë të madhe. Madje, incidenti me Rihanna-n i ka kushtuar edhe me humbjen e shumë marrëveshjeve reklamuese. 

cris.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032341003417969
array(1) { ["section"]=> string(64) "yjet-e-hollywood-qe-kane-pesuar-renie-drastike-ne-karriere-40117" }