Ylli i Disney ndërron jetë në moshën 24-vjeçare

Publikuar tek: bota, më 14:44 07-07-2020 Ylli i Disney ndërron jetë në moshën 24-vjeçare Aktori Sebastian Athie

Një lajm i hidhur vjen nga bota e kinemasë.

Ylli i ‘Disney’ Sebastian Athie, ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare.

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije me anë të një postimi ‘Disney Channel la’, të cilët i kanë shprehur ngushullime familjes për këtë humbje të madhe.

“Pusho i qetë, Sebas. Arti dhe buzëqeshja jote do të jetojnë përgjithmonë. Na vjen shumë keq për vdekjen e Sebastian Athie do ta kujtojmë atë gjithmonë falë talentit. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë fansave të tij ”, shkruhet në komunikatën e Disney.

Nuk është bërë ende me dije shkaku që i ka marrë jetën 24-vjeçarit.

Athie është i njohur për rolin e tij si si Lorenzo në ‘O11CE’, por edhe në filmat ‘Një herë’, ‘La rosa de Guadalupe’, etj.

Screenshot_13.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010140895843506
array(1) { ["section"]=> string(54) "ylli-i-disney-nderron-jete-ne-moshen-24-vjecare-213131" }