YLLI I KIRURGJISË shqiptare Besim Elezi mbush plot 85 vjec, Akademia e Shkencave gjen mundësinë e urimit në rrjetet sociale (KARRIERA – TITUJT)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:37 29-03-2020 YLLI I KIRURGJISË shqiptare Besim Elezi mbush plot 85 vjec, Akademia e Shkencave gjen mundësinë e urimit në rrjetet sociale (KARRIERA – TITUJT) Besim Elezi

Profesori, Akademiku, Kirurgu Besim Elezi ka mbushur plot 85 vjec dhe Akademia e Shkencave ka zgjedhur të urojë profesorin, anëtar të Akademisë në mënyrë publike, për shkak të mungesës së kontaktit në kohë koronavirusi.

Kryetar i shoqatës së Kirurgëve të Shqipërisë, Besim Elezi, për vite me radhë ka kontribuar në ngritjen e shërbimit të kirurgjisë në Shqipëri.

Ai ka lindur në 20 mars 1935, por në këtë kohë të trazuar, edhe Akademia e Shkencave ka harruar datën e saktë të lindjes së tij, por gjithsesi, ka korrigjuar harresën.

Elezi, i konsideruar si YLLI i kirurgjisë shqiptare, ka lindur në Fterrë ndërsa shkollën e vazhdoi në Gjirokastër.

Mban disa tituj dhe grada “Doktor I shkencave mjeksore”, gradën “Docent” e Profesor dhe karrierën e tij e zhvilloi vetëm në dyert e spitalit në qendrën spitalore “Nënë Tereza”. Në vitin 2003 ka dalë në pension.

Mesazhi i Akademisë së Shkencave:

Kryesia e Akademisë së Shkencave, në kushtet e largësisë së detyrueshme shoqërore që na është diktuar për shkak të rrethanave, uron përmes faqes zyrtare të institucionit anëtarin e saj, akademikun e mirënjohur Besim Elezi, i cili festoi këto ditë 85-vjetorin e lindjes: Edhe 100, i dashur akademik dhe mik i shtrenjtë, për gëzimin tuaj vetjak, të familjes, të miqve e kolegëve, të bashkësisë akademike dhe universitare, të shërbimit shëndetësor që i jeni kushtuar, që këto kohë e shohim të gjithë në piedestalin e meritës.

Nderojmë në këtë ditëlindje jubilare akademikun, profesorin, kirurgun që ka zgjatur qindra e qindra jetë njerëzore dhe meriton mirënjohje popullore; personalitetin me njohje europiane: kryetar i Shoqatës së Kirurgëve të Shqipërisë, anëtar i Komitetit Permanent të Eurokirurgjisë dhe anëtar i Kolegjit Ndërkombëtar të Kirurgëve; autor i shumë botimeve monografike dhe i mbi 100 artikujve shkencorë në shqip e gjuhë të huaja, simbol i dijetarit që kurrë nuk i ka ndarë katedrën nga shërbimi.

Edhe 100, i dashuri ynë mik e akademik Besim Elezi.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0090169906616211
array(1) { ["section"]=> string(145) "ylli-i-kirurgjise-shqiptare-besim-elezi-mbush-plot-85-vjec-akademia-e-shkencave-gjen-mundesine-e-urimit-ne-rrjetet-sociale-karriera-titujt-200563" }