Ylli i NBA, Shaquille O’Neal: Po ju tregoj të vërtetën, Toka është e sheshtë

Publikuar tek: bota, më 21:01 21-03-2017 Ylli i NBA, Shaquille O’Neal: Po ju tregoj të vërtetën, Toka është e sheshtë

Superstari i basketbollit amerikan, Shaquille O’Neal beson se Toka është e sheshtë.

Ylli i tërhequr nga basketbolli, i bëri komentet befasuese gjatë një interviste për një emision radiofonik në SHBA.

“Është e vërtetë. Toka është e sheshtë. Po është e sheshtë. Është”, u shpreh Shaquille O’Neal për podbay.fm.

45-vjeçari e shpjegoi besimin e tij me një shembull konkret.

“Unë shkoj ditë për ditë nga bregu në breg, dhe është dreqin e sheshtë për mua. Flututoj çdo ditë nga Kalifornia në Florida, dhe është e sheshtë. Nuk më duhet të shkoj lartë e poshtë në një kënd 360 gradë”, u shpreh O’Neal, transmeton Newsbomb.al.

Por vetëm një javë më parë, një tjerë yll i NBA, Kyrie Irving, shprehu po të njëjtin besim.

“Kjo nuk është teori konspirative. Toka është e sheshtë”, tha Irving. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas skandalit, jep dorëheqjen ministri i Brendshëm i Francës
Terrorizmi, Twtter bllokon me urgjencë mijëra profile »
Article Logic
Execution time: 0.010995149612427
array(1) { ["section"]=> string(79) "ylli-i-nba-shaquille-o-neal-po-ju-tregoj-te-verteten-toka-eshte-e-sheshte-72702" }