‏Ylli i njohur Michelin takon ‘Mullixhiun’ shqiptar që çmendi gjermanët, shpreh superlativa për kuzhinën tonë: Dua të mësojë edhe unë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:03 11-07-2019 ‏Ylli i njohur Michelin takon ‘Mullixhiun’ shqiptar që çmendi gjermanët, shpreh superlativa për kuzhinën tonë: Dua të mësojë edhe unë

Bledar Kola kujdeset për Mullixhiun, restorantin në Tiranë që është bërë i famshëm jo vetëm brenda vendit, por më së shumti jashtë.

Shumë shpejt pritet të dalë në gjermanisht, nga shtëpia e famshme botuese Suhrkapm, libri me 60 receta të famshme nga Mullixhiu.

Mirëpo, së fundmi, shefi i kuzhinës, Bledar Kola ka publikuar në Instagram një foto me yllin e kuzhinës germane Michelin.

Mesa duket ai ka vendosur t’i mësojë Michelit shumë gatimet tradicionale të kuzhinës shqiptare.

Të dy kuzhinierët janë bashkuar së bashku në Tiranë dhe nuk kanë lënë vend për fantazi, mund të kuptohet fare qartë se ushqimet që ata do të përgatisin do të pëlqehen nga të gjithë ata që do të zgjedhin t’i shijojnë.

Nga ky takim, ylli gjerman, Michel është shprehur me superlative për kuzhinën shqiptare, duke lënë të kuptohet se i kanë mbetur mbresat më të mira nga ushqimet tona.

Screenshot_8.png

1d59172f9a28f2e62c44ec9d04d32d76_L.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069568157196045
array(1) { ["section"]=> string(135) "ylli-i-njohur-michelin-takon-mullixhiun-shqiptar-qe-cmendi-gjermanet-shpreh-superlativa-per-kuzhinen-tone-dua-te-mesoje-edhe-une-171888" }