Ylli Manjani kapet keq me Ralf Gjonin: Mundohu të mos hash vetëm... Pirdhu se nuk më rruhet mua! Ia kthen deputeti: S' ta mban ty, ke ngelur në dorë të Monikës (FOTO)

Publikuar tek: politike, më 00:02 11-06-2019 Ylli Manjani kapet keq me Ralf Gjonin: Mundohu të mos hash vetëm... Pirdhu se nuk më rruhet mua! Ia kthen deputeti: S' ta mban ty, ke ngelur në dorë të Monikës (FOTO)

Ish-ministri i LSI Ylli Manjani dhe deputeti Ralf Gjoni kanë replikuar ashpër në rrjetet sociale me njëri-tjetrin. 

Ka qenë fillimisht Manjani ai që ka ironizuar Ralf Gjonin duke thënë se pranoi mandatin që të shkarkonte Ilir Metën. Menjëherë në status i ka replikuar deputeti Gjoni i cili fillimisht i thotë se duhet të dezinfektohet përpara se të lakojë emrin e tij, ndërsa i vë në dukej se është në dorën e Monika Kryemadhit për tu bërë deputet.

Më tej, Ralf Gjoni shkuan se ai nuk ka qenë ndonjëherë ministër si Manjani që të firmoste tendera. Kanë qenë këto komente që kanë irrituar Ylli Manjanin i cili nuk është kursyer aspak në fjalorin e vetë.

'Ralf Gjoni si fillim ti dhe lakejt ku po shërben i kërkuat me qiri ato tenderat po su doli asnjëri i imi. Ndaj mundohu të mos hash vetem gazeta se nuk të bëjnë mire. Se dyti, hallet e tua me LSI mund tja thuash atyre dhe jo mua, se nuk më rruhet', shkruan ndër të tjera Manjani.

KOMENTET E ZBARDHURA:

YLLI MANJANI: Hahahahahahahahahaaha.. Asnjë surprizë nuk arrin të bëjë i gjori Ralf.

Që në fillim e parashikuam se do marrë mandatin të shkarkojë Metën... Hahahahahahahahah...

RALF GJONI: Ylli Manjani ti duhet te kalosh permes nje procesi teresor dezinfektimi perpara se te lakosh emrin tim ne publik. Une s’kam qene ndonjehere minister e as nuk kam firmosur ndonjehere per tendera. Une po luftoj sot ne Parlament qe njerez si ti te mos mbeten me ne meshiren e Monikes nese te ben apo jo deputet, por te mbeten ne deshiren e njerezve qe meritojne te votojne te lire, me lista te hapura.

Nese kjo ty te bezdis, me vjen keq per ty. Ama mos harro se si ke uleritur edhe ti bashke me mua per ndryshimin e sistemit. Mos harro as greven e urise te Ilir Metes e te LSI kunder ndryshimeve te 2008. Kjo me ka bashkuar me te per vite me radhe e per ate kam luftuar ne ate parti. Nese ti dhe kushdo tjeter keni ndryshuar qendrim, kjo eshte puna juaj. Une s’kam levizur asnje presje nga qendrimet e mia, qe prej vitit 2009! Ndryshim sistemi, hapje listash, dhe atehere hajde provojme forcat ne terren. Por s’ta mban as ty, e as kryetares tende...

YLLI MANJANI: Ralf Gjoni si fillim ti dhe lakejt ku po shërben i kërkuat me qiri ato tenderat po su doli asnjëri i imi. Ndaj mundohu të mos hash vetem gazeta se nuk të bëjnë mire.

Se dyti, hallet e tua me LSI mund tja thuash atyre dhe jo mua, se nuk më rruhet!

Së treti nuk kisha ndërmend të lakoja emrin tënd, por tani që ma shtive ndërmend po e lakoj dhe e di si më del? Lake... Lake që po na bëke çmos të rregullosh sistemin zgjedhor! O pika sistemit e zgjedhjeve që do u rregullokan nga ty. Po ku ke haber nga sistemi ti mor aman?!

Së katërti, ndryshimin e mendimit përpiqu ta shohqësh tek vetja. Vetëm me pak ditë ndryshove nga nuk marr mandat tek e mora mandatin...

Së fundi, pirdhu megjithë atë terrenin tat, se hyre e dole kastravec. Nuk kuptove asgje.

Sa për kryetarë, do të të duhet pak kohë të vish në nivelin tim të kritikës.

Tja kalosh mirë aty ku ha pilaf !
Screenshot_13.jpgScreenshot_12.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015522003173828
array(1) { ["section"]=> string(163) "ylli-manjani-kapet-keq-me-ralf-gjonin-mundohu-te-mos-hash-vetem-pirdhu-se-nuk-me-rruhet-mua-ia-kthen-deputeti-s-ta-mban-ty-ke-ngelur-ne-dore-te-monikes-foto-167727" }