Ylli Manjani në mbrojtje të kolegut të PS-së: O zot çfarë kafshërie!

Publikuar tek: aktualitet, më 11:53 18-07-2017 Ylli Manjani në mbrojtje të kolegut të PS-së: O zot çfarë kafshërie!

Fundjavën që lam pas, ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj u përfshi në një aksident automobilistik në rrugët e Maqedonisë.

Makina e tij tip Range Rover u përbys për shkak të lagështisë dhe shpejtësisë së lartë kanë raportuar mediat.

Por kolegu i LSI-së, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ndaj komenteve negative që ka marrë aksidenti i Ahmetaj.

Me anë të një statusi në rrjetin e tij facebook, ish-ministri duket i indinjuar nga rëndësia që iu dha faktit se me kë ishte politikani, kishte apo jo siguracion makina, ku po vente, sesa dëmtimeve që mund të kishte marrë Arben Ahmetaj.

Ylli Manjani bën thirrje që të lihen pas gjithë pyetjet e panevojshme dhe njerëzit të kthehen tek e njerëzishmja, duke u shqetësuar për jetën njerëzore dhe jo për thashethemet.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit

 Kthehuni tek e njerëzishmja o njerëz!

Makina e përmbysur e Arben Ahmetajt në Maqedoni ishte një pamje shokuese!

Mrekullisht Beni dhe të tjerët në atë makinë kanë shpëtuar! Jetë e dytë pa dyshim!

Kulmi është tek lajmet çnjerëzore që emetohen këtu. "Me kë ishte në makinë Beni"? "Makina ishte pa siguracion"!!! "Shkaku nuk ishte lageshtira"!!! E të tjera si këto!

O zot çfarë kafshërie! Po si nuk shkruajti dikush: të shkuara qofshin; apo lavdi zotit që shpëtuan ata që ishin në atë mjet!

Kaq pak njerëzillëk paska mbetur?! E gjitha kjo pse në atë mjet ishte Ben Ahmetaj?! Po pse more njeriu duhet urryer kaq shumë?

Pse merresh me politikë duhet patjetër të vdesësh në aksident që tu dhimbsesh lajmeve?! Kulmi!!! Poshtërsi njerëzore! Nuk mund të shkojë urrejtja deri këtu!

Cfarë rëndësie ka kishte apo jo siguracion makina, para urimit për jetën! Dhe Beni e të gjithë aty duhen Uruar që kanë shpëtuar!

20158311_151312105419955_986510463_n.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0049891471862793
array(1) { ["section"]=> string(72) "ylli-manjani-ne-mbrojtje-te-kolegut-te-ps-se-o-zot-cfare-kafsherie-86523" }