Ylli Manjani: Peshqit? Na pret një zhgënjim i madh

Publikuar tek: politike, më 22:58 31-01-2018 Ylli Manjani: Peshqit? Na pret një zhgënjim i madh

I ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka folur gjerësisht për problematikat e Reformës në Drejtësi. 

Ai u shpreh se kjo reformë është katandisur nga qeveria aktuale e cila po e përdor për përfitimet e saj.

I pyetur nga drejtuesit e emisionit, nëse qytetarëve shqiptarë do iu zgjidhen problemet nga kjo reformë apo thjesht është bërë për të dënuar “Peshqit e mëdhenj”, ish-ministri i Drejtësisë, ka deklaruar se reforma është dizenjuar për njerëzit, por u katandis si mos më keq.

“Kjo reformë u konceptua, sesi t’ia bëjmë të heqim disa gjyqtarë dhe prokurorë dhe të vendosim disa të tjerë, kaq. Asgjë tjetër nuk ka kjo reformë”, është shprehur zoti Ylli.

Sipas tij, nëse dikush pret që kjo reformë t’i ndihmojë njerëzit, për çështje apo probleme që nuk i kanë zgjidhur dot si problemet e pronave etj, për fat të keq zhgënjimi do të jetë i madh.

“Sot në ligjet procedurale, ligjet që japin garancinë e drejtësisë, këto duhet të kishin ndryshuar në themel, por fatkeqësisht nuk kanë ndryshuar përkundrazi janë përkeqësuar, mund të bëhet një gjyq pa e ditur ti, gjyq pa palë për ty pa qenë  ti fare, ti as nuk ke dijeni për këtë gjë dhe vetëm kur sheh policin tek dera e shtëpisë që ka një urdhër arresti për ty”, është shprehur ish-ministri i Drejtësisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011759996414185
array(1) { ["section"]=> string(55) "ylli-manjani-peshqit-na-pret-nje-zhgenjim-i-madh-108659" }