Ylli Ndroqi dhe bashkëshortja e tij infektohen me Covid-19: Po i nënshtrohemi një terapie të fortë sepse...

Publikuar tek: aktualitet, më 17:21 16-01-2021 Ylli Ndroqi dhe bashkëshortja e tij infektohen me Covid-19: Po i nënshtrohemi një terapie të fortë sepse... Ylli dhe Mimoza Ndroqi

Presidenti i medias Ora News, Ylli Ndroqi, dhe bashkëshortja e tij Mimoza janë infektuar nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë me dije vetë zoti Ndroqi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ndroqi bën me dije se ai dhe bashkëshortja e tij nënshtruar një regjimi e terapie të fortë nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve.

“Të dashur miq, për shkak të pamundësisë pë t’ju përgjigjur në angazhimet ditore dhe mesazheve të shumta si pasojë e mungesës sime dua t’ju bëj me dije se prej disa ditësh, unë dhe bashkëshortja ime jemi në trajtim intensiv të prekur të dy nga Covid-19. Nuk është e lehtë kjo betejë, siç e dini familja ime është goditur rëndë, ndaj i jemi nënshtruar një regjimi e terapie të fortë nën kujdesin skrupuloz të mjekëve dhe infermierëve, që gjej rastin t’i falënderoj për gjithçka bëjnë në këto kohë të mbrapshta për mbarë botën. Duke ju kërkuar ndjesë për pamundësinë e përgjigjes ndaj secilit, duke ju qënë mirënjohës për mesazhet mbështetëse, duke ju kujtuar të ruani veten e të shtrenjtët tuaj se është kaq i pabesë ky virus, uroj ta kalojmë me kurajo e përkushtim këtë moment të paprecedentë në jetën tonë. Shihemi së shpejti, me respekt Ylli e Mimoza Ndroqi.”

Screenshot_9_copy.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama në Laç si kryeministër dhe trajner basketbolli, mëson nxënësit si të bëjnë kosh, një prej tyre i bën dhuratën e veçantë (VIDEO)
Acari “pushton” Shqipërinë, meteorologu tregon se kur do të kemi përmirësim të motit »
Article Logic
Execution time: 0.012279987335205
array(1) { ["section"]=> string(110) "ylli-ndroqi-dhe-bashkeshortja-e-tij-infektohen-me-covid-19-po-i-nenshtrohemi-nje-terapie-te-forte-sepse-235256" }