Ylli Rakipi zbulon postin e “zyrtares së lartë të Rilindjes” dhe ambasadorin në “videon erotike”

Publikuar tek: aktualitet, më 22:37 21-11-2019 Ylli Rakipi zbulon postin e “zyrtares së lartë të Rilindjes” dhe ambasadorin në “videon erotike” Gazetari Ylli Rakipi

“Kanë filluar të dalin fjalë që mund te jetë Soreca, nëse kanë një video për Sorecën, që Rilindja i ka dhënë një zv/ministre në përdorim, autoritetet duhet ta nxjerrin dhe ta thonë. Për mua nuk është e rëndësishme nëse është blerë me një dashnore një ambasador i madh këtu, për mua është e rëndësishme pse është një keqbërës ambasadori Soreca”.

Kështu shprehet gazetari Ylli Rakipi në studion e ABC News, ndërsa i referohet ambasadorëve dhe qëndrimit të ndërkombëtarëve, veçanërisht thashethemeve se Presidenca disponon një video erotike të një "ambasadori të huaj me një zyrtare të lartë të Rilindjes".

“Një ambasador i cili mendohet se është implikuar. Pse është një keqbërës ambasadori Soreca? E keni dëgjuar ju të ngrihet e të thotë që Shqipëria është e mbushur me kanabis. A e ka parë Soreca që Shqipëria ka qenë e mbushur me kanabis, Shqipëria për shkak të krimit, kanabisit është kthyer në vend të rëndësishm të transportit të saj. Këto janë problematikat që opozita politike e cila nuk ekziston duhet t’i ngrerë dhe jo të thotë budallallëqe për ambasadorin," tha më tej gazetari Ylli Rakipi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077130794525146
array(1) { ["section"]=> string(98) "ylli-rakipi-zbulon-postin-e-zyrtares-se-larte-te-rilindjes-ne-videon-erotike-me-ambasadorin-186751" }