YouthSpeak... për një të ardhme me zhvillim të qëndrueshëm

Publikuar tek: aktualitet, më 21:57 11-05-2017 YouthSpeak... për një të ardhme me zhvillim të qëndrueshëm

Punësimi dhe rritja ekonomike ishin fokusi i edicionit të tretë të forumit YouthSpeak, që ka për qëllim të njohë dhe angazhojë të rinjtë me 17 objektivat globale të zhvillimit të qëndrueshëm (Global Sustanability Goals) të prezantuara nga Kombet e Bashkuara (UN).

I organizuar më datë 6 maj, ky edicion mblodhi edhe këtë here 200 të rinj dhe përfaqësues të kompanive të ndryshme në Shqipëri, për të kontribuar në përforcimin e rëndësisë që kanë Objektivat e Zhvillimit të Qendrueshëm (UN Global Sustainability Goals).

YouthSpeak Forum i fokusuar tek punësimi dhe më saktësisht tek puna dinjitoze dhe rritja ekonomike, u mbështet në tre shtylla kryesore: Frymëzim, Angazhim dhe Veprim. Në këtë linje, frymëzuar nga objektivat e UN, njerëz të suksesshëm të vendit mbajtën fjalime inspiruese për krijimin e një të ardhme të qëndrueshme në Shqipëri. Frymëzimi i dha mundësinë delegatëve që gjatë punës në grup dhe workshop-eve të tregojnë se ata janë liderat e ardhshëm të këtij vendi.

Si mbështetës i forumit YouthSpeak, Vodafone Albania prezantoi tek të pranishmit eksperiencën e të qenit punëmarrësi më i preferuar në treg, falë polititkave që mbështesin punonjësit dhe rritjen e tyre profesionale.

Forumi ishte një mundësi e mirë për t’u njohur me partnerët dhe mundësitë që ata ofrojnë për punësim ose internship-e, një pikë kjo ku Vodafone Albania ndau me të pranishmit programet e ndryshme që ofron për zhvillimin e të rinjve në tregun e punës.

Një prej programeve te prezantuara ishte edhe Graduate Program i cili çdo vit i ofron mundësinë studentëve të sapodiplomuar me rezultate të larta të behen pjesë e këtij programi që siguron zhvillimin dhe mbështetjen e të rinjve për të nisur suksesshëm hapat e para të karrierës së tyre profesionale.

193 shtete, anëtare të OKB-së, kanë miratuar 17 objektiva të zhvillimit të qëndrueshëm, që janë objektiva ambicioz për të zhdukur varfërinë, luftuar pabarazinë dhe trajtuar ndryshimet klimatike, nga viti 2015 deri në vitin 2030.

Vodafone Albania në kuadër të politikave të përgjegjësisë sociale angazhohet të nxisë punësimin e të rinjve në vend dhe të ofrojë kualifikimin e duhur për tu përballur në treg sidomos në fushën e teknologjisë së informacionit falë programeve të dedikuara për të rinjtë në shkolla dhe universitete.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tronditëse, babai përdhunoi për 2 vjet rresht vajzën e tij 13 vjeçare
Historia e panjohur: Kur Eqrem bej Vlora drekonte në shtëpinë e tij me dy oficerë gjermanë dhe në bodrum fshihte oficerin britanik »
Article Logic
Execution time: 0.013484954833984
array(1) { ["section"]=> string(61) "youthspeak-per-nje-te-ardhme-me-zhvillim-te-qendrueshem-78331" }