Youtube-ri i famshëm komenton arkitekturën e Tiranës: Kryeqyteti që s’duhet të ishte... (Video)

Publikuar tek: politike, më 21:58 14-05-2019 Youtube-ri i famshëm komenton arkitekturën e Tiranës: Kryeqyteti që s’duhet të ishte... (Video) Google Maps

Ndoshta nuk i ka vizituar asnjëherë qytetet të cilat i përfshin në videot e publikuara në kanalin e tij, por youtube-ri me emrin Michael Beach po fiton gjithnjë e më tepër popullaritet teksa komenton arkitekturën e qyteteve në mbarë botën, duke përdorur vetëm Google Maps.

Radha për Tiranën, kryeqyteti shqiptar i zgjedhur “në nxitim e sipër”, ndërsa sipa Michael, këtë rol mund ta luante më mirë Dibra, Durrësi apo edhe Shkodra.

Fjalët që dominojnë përshkrimin e tij për arkitekturën dhe urbanistikën e Tiranës, janë ato që të gjithë ne i kemi dëgjuar qindra herë; beton, ndërtesa të stilit komunist, intensitet i lartë, një autostradë me gjashtë korsi në mes të qytetit (Bulevardi Dëshmorët e Kombit), si dhe katet e para të pallateve të kthyera në biznese nga më të ndryshmet.

Nëse keni 20 minuta kohë dhe njohuri të gjuhës angleze, mund ta ndiqni në videon më poshtë:

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.043282032012939
array(1) { ["section"]=> string(96) "youtube-ri-i-famshem-komenton-arkitekturen-e-tiranes-kryeqyteti-qe-s-duhet-te-ishte-video-164354" }