Yuri Kim bashkon politikën shqiptare, Rama, Basha dhe Meta bashkë në festën e pavarësisë së SHBA-ve

Publikuar tek: politike, më 09:04 04-07-2020 Yuri Kim bashkon politikën shqiptare, Rama, Basha dhe Meta bashkë në festën e pavarësisë së SHBA-ve Foto e publikuar nga Yuri Kim, ceremonia e festes se pavaresise se SHBA

Ambasada e SHBA në Shqipëri para 3 ditësh ka organizuar një ceremoni për Festën e Pavarësisë së SHBA-ve, ku kanë marrë pjesë edhe zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar.

Në fotot e publikuara nga ambasadorja Yuri Kim, shihet se në ceremoni ka qenë kryeministri Edi Rama, kreu i bashkisë Tiranë Erion Veliaj, Presidenti Ilir Meta, Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Në këtë takim nuk mund të mungonte ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili ka qenë krah politikanëve shqiptarë.

Kjo është ndër të rrallat herë në vitet e fundit që këta personalitete të politikës shqiptare bëhen të gjithë bashkë, dhe kjo është meritë e ambasadores Kim, që pas presionit për Reformën Zgjedhore, siç duket "ia ka marrë dorën" që t'i mbledhë të gjithë bashkë.

"E nderuar të festoj 244 vjetorin e tonë me Ilir Metën, Edi Ramën, Gramoz Ruçi, Erion Veliaj, Lulzim Bashën. Faleminmderit të gjithëve miqve shqiptarë për urimet. Shohim përpara për festime më të mëdha vitin tjetër", shkruan ambasadorja Kim në Instagram.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010202884674072
array(1) { ["section"]=> string(104) "yuri-kim-bashkon-politiken-shqiptare-rama-basha-dhe-meta-bashke-ne-festen-e-pavaresise-se-shba-ve-212772" }