Yuri Kim bisedë me gazetarët: Jini të pavarur dhe të guximshëm! SHBA ju mbështet 100%

Publikuar tek: aktualitet, më 16:06 29-10-2020 Yuri Kim bisedë me gazetarët: Jini të pavarur dhe të guximshëm! SHBA ju mbështet 100%

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim onlinë me gazetarë pjesëmarës në Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës në SHBA.

Kim e vuri theksin te forcimi i gazetarisë si shtyllë e rëndëishme e demokracisë. Ambasadorja i inkurajoi gazetarët që të jenë të pavarur dhe të drejtë, pasi SHBA i mbështet ata.

Shënimi i Ambasadës së SHBA

Sot Ambasadorja Kim u takua me gazetarë pjesëmarës në Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës në SHBA. Gjatë bashkëbisedimit të tyre, ajo përsëriti shpresën e saj që gazetaria në Shqipëri të bëhet shtylla e fortë që duhet të jetë në çdo demokraci; duke theksuar edhe rëndësinë që gazetarët të kenë mundësi të jenë të drejtë, të pavarur dhe të guximshëm. “Shtetet e Bashkuara mbështesin atë që jeni në gjendje të bëni në pozicionet tuaja. Ne ju mbështesim 100%”.

Ambasadorja Kimgazetaret.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vijojnë gjobat për 'rebelët', ndëshkohen 717 qytetarë që nuk kishin maska, disa shoqërohen në komisariat
Lajmi i mirë! 11-vjeçari Renald Caushi fiton betejën me leuçeminë »
Article Logic
Execution time: 0.013339042663574
array(1) { ["section"]=> string(89) "yuri-kim-bisede-me-gazetaret-jini-te-pavarur-dhe-te-guximshem-shba-ju-mbeshtet-100-225668" }