Yuri Kim dhe Luigi Soreca takohen me anëtarët e “Kushtetueses”: Harrojeni institucionin që ju emëroi, veproni me pavarësi dhe integritet

Publikuar tek: politike, më 17:33 21-01-2021 Yuri Kim dhe Luigi Soreca takohen me anëtarët e “Kushtetueses”: Harrojeni institucionin që ju emëroi, veproni me pavarësi dhe integritet Ambasadoret Kim dhe Soreca takim me anetaret e Kushtetueses

Ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ai i BE-së Luigi Soreca kanë zhvilluar ditën  sotme një takim me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Kim u ka kërkuar gjyqtarëve që të mos ndikohen nga institucioni që i emëroi, port ë veprojnë me pavarësi dhe integritet në punën e tyre.

Ambasadorja amerikane theksoi rolin e rëndësishëm të Gjykatës Kushtetuese për të siguruar kontrollin dhe balancën e institucioneve të Shqipërisë dhe për të siguruar shtetin e së drejtës.

“Sot, Ambasadorja Kim dhe Ambasadori i BE Soreca u takuan me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, për t’i falenderuar që iu përgjigjën thirrjes së detyrës, e cila i mundësoi Gjykatës kuorumin e nevojshëm për të funksionuar. Ajo nënvizoi detyrimin që gjykatësit të veprojnë me pavarësi dhe integritet në dhënien e drejtësisë, pavarësisht nga institucioni që i emëroi ata në Gjykatë. Ambasadorja Kim theksoi rolin e rëndësishëm që Gjykata luan për të siguruar kontrollin dhe balancën e institucioneve të Shqipërisë dhe për të siguruar shtetin e së drejtës. Ajo përsëriti se mbështetja e SHBA do të vazhdojë, përfshirë edhe nëpërmjet sigurimit të ndihmës teknike. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin me forcë zbatimin e Reformës në Drejtësi, dhe nxisin autoritetet përkatëse të sigurojnë që Gjykata Kushtetuese të ketë trupën e plotë të nëntë gjykatësve në të ardhmen e afërt, në mënyrë që populli i Shqipërisë të ketë drejtësi të vërtetë, në përputhje me statusin e Shqipërisë si një aleate e NATO-s dhe aspirante për në BE”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Një buzëqeshje thotë më shumë se mijëra fjalë", zbardhet udhëzimi i PD për strukturat: Mos harroni se jeni përfaqësues të Lulzim Bashës
»
Article Logic
Execution time: 0.013431072235107
array(1) { ["section"]=> string(139) "yuri-kim-dhe-luigi-soreca-takohen-me-anetaret-e-kushtetueses-harrojeni-institucionin-qe-ju-emeroi-veproni-me-pavaresi-dhe-integritet-235880" }