Yuri Kim ‘i ngatërron’ emrin Bashës, shkakton të qeshura te gazetarët (VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:02 26-05-2020 Yuri Kim ‘i ngatërron’ emrin Bashës, shkakton të qeshura te gazetarët (VIDEO)

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka shkaktuar të qeshura te gazetarët pas takimit me kryeatrin e opozitës Lulzim Basha.

Gjatë fjalës së saj, Kim e ka përmendur këtë të fundit me emrin ‘Luli’. Nuk dihet nëse e ka thirrur shkurtimisht apo e ka ngatërruar nga nxitimi i deklaratave.

Mirëpo, ajo që ka shtuar edhe më shumë humorin që është reflektuar edhe në portretin e gazetarëve, është përkthyesja, e cila e ka përsëritur në të njëjtën formë ‘Luli Basha’.

Ndërkohë kryedemokrati nuk ka ndërhyrë për ta korrigjuar, por ka e lënë ambasadoren të mbarojë fjalën.

Kujtojmë që takimi mes tyre zgjati rreth një orë dhe në qendër të diskutimeve ishte reforma zgjedhore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090420246124268
array(1) { ["section"]=> string(79) "yuri-kim-i-ngaterron-emrin-bashes-shkakton-te-qeshura-te-gazetaret-video-207889" }