Yuri Kim nuk heq dorë, mesazhi ultimativ për palët: Reforma zgjedhore, koha për të mbajtur fjalën ndaj shqiptarëve

Publikuar tek: politike, më 10:30 01-06-2020 Yuri Kim nuk heq dorë, mesazhi ultimativ për palët: Reforma zgjedhore, koha për të mbajtur fjalën ndaj shqiptarëve

Ambasadorja amerikane Yuri Kim u thotë aktorëve të politikës që ka ardhur koha të mbajnë fjalën që u kanë dhënë shqiptarëve për reformën zgjedhore.

“Të gjitha palët kanë treguar lëvizje dhe ato janë jashtëzakonisht të afërta. Ju vendosët një qëllim, ju vendosët një afat më 31 maj. Tani është koha që të ndaloni së insistuari për pozicione jo të zbatueshme dhe vendosjen e kushteve të reja. Koha për të mbajtur fjalën tuaj ndaj shqiptarëve. Koha për të ofruar”, shkruan Kim.

Kujtojmë se mbledhja e mbrëmshme e përfaqësuesve të Këshillit Politik, që zgjati deri afër mesnate, ka qenë një turp i madh për politikën shqiptare, pasi në ditën e përfundimit të afatit për të arritur një konsensus mbi Reformën Zgjedhore, palët kanë qenë më të ndara se kurrë. 

Edhe pse 31 maji ishte vendosur nga vetë Këshilli Politik si afati i fundit, përsëri politika nuk arriti të mbajë fjalën, duke treguar edhe njëherë e karrigia e pushtetit vlen më shumë se anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01105809211731
array(1) { ["section"]=> string(118) "yuri-kim-nuk-heq-dore-mesazhi-ultimativ-per-palet-reforma-zgjedhore-koha-per-te-mbajtur-fjalen-ndaj-shqiptareve-208593" }