Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka uruar Ditën e Çlirimit të Shqipërisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim ka shkrehur nderimin për të gjithë dëshmorët shqiptarë që dhanë jetën për vendin tonë.
“Në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, shprehim nderimin tonë për të gjithë dëshmorët shqiptarë që dhanë jetët për vendin e tyre”, shkruan Yuri Kim.
Kujtojmë se në mëngjes Ambasada Amerikane në një njoftim zyrtar përcolli urimet e saj, përmes vargjeve të shkrimtarit të shquar Naim Frashërit.