Zaev bie sërish pre e kamerës së fshehtë, mendon se flet me aktivisten Greta Thunberg dhe shajnë Macronin

Publikuar tek: rajon, më 23:31 09-07-2020 Zaev bie sërish pre e kamerës së fshehtë, mendon se flet me aktivisten Greta Thunberg dhe shajnë Macronin Diçiturë

Komedianët rusë Vovan dhe Lexus e morën në telefon kryeministrin e Maqedonisë së Veriut për të diskutuar për presidentin e Francës Emmanuel Macron dhe veton e tij për Maqedoninë, në lidhje me anëtarësimin në BE.

Ata e kanë konsideruar Macron si një njeri të tmerrshëm i cili mënjanon shumë nga Rusia. Komedianët morën një vajzë dhe e bindën Zoran Zaev që ishte duke folur me aktivisten Greta Thunberg, raportojnë mediat e huaja.

"Macron është i tmerrshëm. Ai e ndryshoi qendrimin e tij në lidhje me klimën. Herën e fundit ai u soll shumë keq, tradhëtoi vlerat perëndimore në favor të riafrimit me Lindjen dhe punon për interesat ruse. Nuk e di se çfarë i ka premtuar Putini", thotë vajza që hiqet sikur është Greta.

"Diçka ndodhi atje, por shpresoj që ai do të bëhet më i përgjegjshëm në të ardhmen, sepse Franca, Gjermania, këto lloj shtetesh janë lider në botë, duhet ta udhëheqin botën në një mënyrë pozitive, jo duke ndryshuar pozicion në atë mënyrë", përgjigjet Zaev.

"Unë mund ta imagjinoj se këto shuma janë goxha para për vendin tuaj. Jam e zhgënjyer që Perëndimi nuk po të mbështet dhe të ka lënë vetëm. Unë mendoj se është për shkak të Trumpit. E urrej atë. Ai është kundërshtar i mbrojtjes së natyrës", vijon vajza që hiqet si Greta.  

"Kështu është, këta lloj politikanësh kanë lidhje mes tyre dhe jetojnë me këto lidhje, por në fund të ditës ne të gjithë duhet të jemi të përgjegjshëm dhe të marrim vendime të vështira e pozitive. Është nder dhe përgjegjësi të marrësh vendime të mëdha politike dhe në këtë drejtim nuk duhet të dorëzohesh, duhet të vazhdosh të luftosh, ju na motivoni të gjithëve", përgjigjet Zaev.

Kur "Greta" i thotë se Trump mund ta marrë në telefon Macronin dhe t'i kërkojë që Maqedonia e Veriut të futet në BE, Zaev thotë se Alex (Aleksandër Soros) "vazhdon të na ndihmojë, fondacioni i tij po ashtu".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009666919708252
array(1) { ["section"]=> string(111) "zaev-bie-serish-pre-e-kameres-se-fshehte-mendon-se-flet-me-aktivisten-greta-thunberg-dhe-shajne-macronin-213383" }