Zaev: Maqedonia e ka prishur miqësinë me Serbinë, votoi 'pro' Kosovës

Publikuar tek: bota, më 14:10 06-06-2016 Zaev: Maqedonia e ka prishur miqësinë me Serbinë, votoi 'pro' Kosovës

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në një deklaratë për gazetën serbe online ‘Novosti.rs’ ka komentuar votën pro të Maqedonisë për Kosovën në UNESCO duke e cilësuar si të kotë prishjen e miqësinë me Sërbinë.

Zaev ka kërkuar që Maqedonia të jetë më e vëmendshme në këtë drejtim.

“Ne e kemi pranuar Kosovën dhe ky proces është i përfunduar. Por, Maqedonia është dashur që të jetë shumë e vëmendshme kur ka votuar për një çështje e cila nuk ka qenë politike, por fetare dhe shumë e ndjeshme për popullin mik serb” ka thënë Zaev.

Gjithashtu ka kërkuar përmirësim të marrëdhënieve Serbi-Maqedoni.

“Marrëdhëniet e Serbisë dhe Maqedonisë patjetër të përmirësohen, ashtu si edhe marrëdhëniet me shtetet fqinje tjera. Me Serbinë, kjo duhet të jetë lëvizja e parë e Maqedonisë. Vendet fqinje duhet të jenë miqtë e parë të Maqedonisë , në qoftë se ne duam që Evropa të na konsiderojë miq, bota gjithashtu të na konsiderojë si një mik ” ka përfunduar Zaev.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025288105010986
array(1) { ["section"]=> string(71) "zaev-maqedonia-e-ka-prishur-miqesine-me-serbine-votoi-pro-kosoves-42611" }