Zaev paralajmëron ‘spastrime’ në kabinetin e tij qeveritar

Publikuar tek: rajon, më 23:39 22-04-2019 Zaev paralajmëron ‘spastrime’ në kabinetin e tij qeveritar Kryeministri i Maqedonise se Veriut, Zoran Zaev, ne nje diskutim publik

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka njoftuar mbasditen sotme gjatë një diskutimi publik, se do të ketë ‘spastrime’ në radhët e qeverisë së tij, për shkak të pakënaqësisë së qytetarëve.

Ai u shpreh se mbështetësit e LSDM-së janë të pakënaqur nga disa prej zyrtarëve në qeveri e si pasojë së shpejti do të ketë spastrime në nivel lokal dhe qëndror.

‘Unë flas hapur, nuk po kërcënoj askënd, e kemi marrë mesazhin. Këtë e them hapur për mbështetësit tanë të cilët vendosën të qëndrojnë në shtëpi, që janë të pakënaqur me ne, me disa prej zyrtarëve tanë, e si pasojë do të ketë spastrime në nivel lokal dhe qëndror. Ju e dërguat mesazhin, por mos e ndëshkoni shtetin për shkak të disa dobësive tona. Ka dobësi, por ne jemi duke punuar që t’i rregullojmë ato’, tha gjatë takimit me qytetarët në Shkup kryeministri Zaev.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033516883850098
array(1) { ["section"]=> string(63) "zaev-paralajmeron-spastrime-ne-kabinetin-e-tij-qeveritar-161472" }