Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori ka dalë në një konferencë për mediat nga ku ka folur për sistemin gjygjësor në vend. Zaganjori tha se dosja për 21-janarin do të gjykohet brenda këtij 6 mujori.
Ai ka thënë gjithashtu se është i nevojshëm unifikimi i praktikave gjygjësore dhe ka bërë një bilanc të vitit që lamë pas.
Sipas kreut të Gjykatës, në vitin 2014 janë marrë 6448 vendime nga Gjykata e Lartë.
Zaganjori tha se lufta kundër krimit është ajo ç’ka përbën vërtet prioritet dhe drejt së cilës do punohet me seriozitet.
Ai shtoi gjithashtu se zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës së Lartë është një formulë jo efikase dhe kërkoi më shumë bashkëpunim për reformën në gjygjësor.