Zaganjori ngeci në ‘sitën’ e vettingut, KLGJ shpall garën për vakancën e katërt

Publikuar tek: aktualitet, më 16:32 11-09-2019 Zaganjori ngeci në ‘sitën’ e vettingut, KLGJ shpall garën për vakancën e katërt Xhezair Zaganjori

Këshilli i Lartë Gjyqësor shpall vakancën për vendin e katërt në këtë institucion.

Mësohet se KLGJ ka shpallur vakancën e krijuar nga shkarkimi i kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjorit.

KLGJ njofton se kushdo që synon të punojë në këtë institucion duhet të plotësojë kushtet e garës.

Kujtojmë se Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi Zaganjorin, pasi pretendon se ka bërë deklarim të pasaktë të pasurisë.

Zaganjori nuk mundi të justifikojë shtëpinë, një dyqan, një garazh, një bibliotekë dhe shpenzimet për arsimimin e fëmijëve dhe kjo e ka fundosur.

Ndërkohë vetë kreu i Gjykatës së Lartë, nuk ishte i pranishëm në sallë. Tashmë Gjykata e Lartë mbetet vetëm me një anëtar, Ardian Dvoranin, i cili pas shkarkimit të Zaganjorit merr kompetencat e kryetarit. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030233860015869
array(1) { ["section"]=> string(83) "zaganjori-ngeci-ne-siten-e-vettingut-klgj-shpall-garen-per-vakancen-e-katert-178089" }