Zaho Rama sot mbush 1 vjeç, Edi dhe Linda, festë surprizë për djalin e tyre

Publikuar tek: aktualitet, më 06:45 25-07-2015 Zaho Rama sot mbush 1 vjeç, Edi dhe Linda, festë surprizë për djalin e tyre

Ishte 25 korriku 2014 kur Edi Rama, pasi kishte përfunduar një seancë të gjatë dhe të lodhshme parlamentare një natë më parë, ishte nisur drejt Italisë, ku bashkëshortja e tij Linda Rama, po sillte në jetë djalin e tyre, Zahon.

Dhe gjithçka u mor vesh nga një postim i kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale, ku dora e vogël e Zahos ishte e vendosur mbi pëllëmbën e tij të madhe. Rreth dorës së vogël kishte një kordon ku shkruhej “Rama”.

Djali i tyre, katër vite pas martesës, kishte ardhur në jetë. Linda, që e lindi Zahon me operacion, ishte në gjendje të mirë shëndetësore, dhe po ashtu edhe Zaho.

Lajmi kaloi shumë shpejt në Shqipëri, sepse mediat u fokusuan menjëherë te fakti që emri i djalit të vogël u vendos Zaho, si historia e Zahos partisan, që kishte frymëzuar Edin dhe Lindën, dhe ky debat e kaloi edhe atë të faktit se Linda, e kishte lindur fëmijën e saj në një klinikë jashtë vendit, dhe jo në Shqipëri.

Sot, Zaho Rama, djali i vogël i Edit dhe Lindës bën 1 vjeç dhe familja kryeministrore po përgatit një festë jo të zakontë. Padyshim familjarët, Gregu dhe Rea, si dhe miqtë e përbashkët të Edit dhe Lindës do të mblidhen për të festuar në një darkë 1 vjetorin e Zahos, i cili tani, sipas miqve të familjes, ka filluar të thotë fjalët e para; e ka hequr sikletin e daljes së dhembëve të parë dhe temperaturave të ndryshme që mund ta shqetësonin.

Jepen fare pak detaje se çfarë do të ndodhë në këtë festë. Por ajo që publiku ndoshta do të dijë, do të jetë një filmim i shkurtër, me jetën 1 vjeçare të Zahos së vogël. Përqafimet dhe lodrat e tij me Edin, babain kryeministër, i cili sikurse flitet nga familjarët, është kaq i dhënë pas djalit të tij, sa darkave, vetëm kërkon të luajë me të.

Zaho Rama, padyshim e ka transformuar kryeministrin 51 vjeçar, i cili në korrik feston dy ditëlindje, të tijën dhe të djalit. Mënyra sesi Edi dhe Linda qëndrojnë me fëmijën e tyre, kalojnë fundjavat ose buzë detit, në shtëpinë ku u vendosën përkohësisht derisa përfundoi shtëpia në Surrel, apo edhe në shtëpinë e re të Surrelit, janë tashmë argëtimet e çiftit kryeministror.

Linda, përveçse e mban me vete gjithmonë djalin e saj, emrin e të cilit e ka vendosur në një varëse që nuk e heq asnjëherë nga qafa, ka momentet e veta të përditshme dhe të jashtëzakonshme, që do të sillen në këtë filmim.

Por nuk mungon Aneta, nëna e kryeministrit Edi Rama. Gjyshja, edhe pse ka pasur herë herë luhatje të tensionit, nuk ka ditë që të mos interesohet për Zahon 1 vjeçar. Shëtitjet  etij me gjyshen e vet, do të kenë pjesën e tyre në këtë dokumentar të shkurtër. Nuk do të mungojë as Gregu dhe Rea, vëllai dhe motra i Zahos, të cilët, në “filmin” me metrazh të shkurtër, do të kenë pasazhet e tyre me vëllain e vogël.

Dhe këto janë ditët përfundimtare kur në familje flitet vetëm për këtë ceremoni të Zahos që mbush 1 vjeç, por edhe të miqve të tyre të përbashkët që do të kenë rolin e tyre në festë.

Në fakt, për Edi dhe Linda Ramën 1 vjetori i Zahos do të jetë vërtetë një festë. Sepse, të dy, siç thonë miqtë dhe të afërmit e tyre, kanë ndryshuar katërcipërisht nga ardhja në jetë e djalit të tyre. I cili këtë vit, ka pasur jo pak surpriza, dhe një pjesë e tyre, edhe të mëdha, që do t’i kujtojë kur të rrihet.

Zaho Rama, është fëmija i bekuar nga vetë Papa Francesku. Dhe jo në Vatikan. Por pikërisht, gjatë vizitës së Papës në Shqipëri, kur Zaho ishte veç disa muajsh. A nuk është kjo një ngjarje për t’u kujtuar për të voglin?

Dhe, duke qenë se ne të Newsbomb.al i morëm vesh detajet e kësaj feste pak më herët, shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë për festimet e 1 vjetorit të lindjes së Zahos, dhe që ai të ketë jetë të gjatë e të rritet një fëmijë i lumtur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një tatuazh në bunkerët e braktisur të komunizmit
Aksident në Shkodër, humb jetën kalimtarja, plagosen 2 të tjerë »
Article Logic
Execution time: 0.012367010116577
array(1) { ["section"]=> string(79) "zaho-rama-sot-mbush-1-vjec-edi-dhe-linda-feste-surprize-per-djalin-e-tyre-16528" }