Zaimina këshillon femrat për qendrimin në karantinë: Burrit duhet t’i bëjnë sytë zemra

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:22 07-04-2020 Zaimina këshillon femrat për qendrimin në karantinë: Burrit duhet t’i bëjnë sytë zemra

Këngëtarja Zaimina Vasjari ka këshilluar femrat, të cilat këto ditë ndodhen të izoluara në shtëpi.

Përmes një foto të publikuar në Instagram, ajo ka treguar sesi duhet të duket një femër tani që po qëndron më shumë kohë se kurrë me burrin në karantinë.

Zaimina shprehet se pas punëve dhe kujdesit për fëmijët, e rëndësishme është që të kujdesesh edhe për veten dhe veçanërisht për pamjen.

‘Pra, ti lan, shpëlan, gatuan, merr pluhurat, hekuros, ke dhe një fëmijë që do shumë përkujdesje dhe dashuri por kurrë mos harro të duash dhe veten dhe të kujdesesh për të. Mos u bëj shok me burrin në karantinë, rri po ajo që atij t’i bëjnë sytë kur të shikon’, shkruan këngëtarja.

Në foton e publikuar, ajo shfaqet e veshur me një palë pantallona të kuqe zjarri, që bien shumë në sy dhe taka.

Screenshot_10.png

Screenshot_12.png

Screenshot_13.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090739727020264
array(1) { ["section"]=> string(92) "zaimina-keshillon-femrat-per-qendrimin-ne-karantine-burrit-duhet-t-i-bejne-syte-zemra-201768" }