Zajmina Vasjari merr një buqetë me trëndafila:Faleminderit që më zbukuron jetën. Dhuruesi: Jam me fat që njoh shpirtin tënd

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:17 18-06-2015 Zajmina Vasjari merr një buqetë me trëndafila:Faleminderit që më zbukuron jetën. Dhuruesi: Jam me fat që njoh shpirtin tënd

Zajmina Vasjari, ka festuar datëlindjen dhe ka marrë  një buqetë shumë të bukur me trëndafila rozë. Sipër tyre ndodhen edhe dy burbuqe, që me siguri kanë një domethënie dhe ajo është shoqëria mes dy mikeve, të cilat ndonëse janë rivale në “profesion”, kanë një miqësi të ngushtë me njëra tjetrën. Pasi ka marrë këtë dhuratë Zajmina ka nxituar ta ndajë me fansat e saj, si dhe ka falenderuar dhuruesen. “Faleminderit që ma zbukuron jetën”, i shkruan ajo mikes së saj Rezarta Shkurta, e cila është edhe bashkëshortja e nipit të Enver Hoxhës, Ermal Hoxha.

Ndërsa urimi i Rezartës nënkupton se mikja e saj i ka qëndruar pranë edhe në ditët e vështira që po kalon pas burgosjes së bashkëshortit të saj Ermal Hoxha , gjatë operacionit “Xibraka”.

“Miku i mirë duket jo vetëm në dite të lumtura! Ti ke qen ajo... Në çdo rast aty për mua. Je shumë e shtrenjtë për mua dhe jam me fat që njoh shpirtin tënd atë që shumë pak veta e njohin❤️ U bëfsh 100 vjeç princesh!”, shkruan Shkurta.

Rezarta Zajmina

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024799108505249
array(1) { ["section"]=> string(127) "zajmina-vasjari-merr-nje-buqete-me-trendafila-faleminderit-qe-me-zbukuron-jeten-dhuruesi-jam-me-fat-qe-njoh-shpirtin-tend-13901" }