Policia ka asgjesuar 147 rrënjë bimë “Cannabis Sattiva” në Bulqesh të Vjetër, në kodrën e Zhysë, në mes të pyllit të Komunës Zall-Bastar. Pas Lazaratit, policia vijon të luftojë në të gjitha qytetet e vendit kundër kultivimit të bimëve narkotike. Policia ka asgjesuar nëpërmjet djegies bimët e mbjellura, ndërkohë që po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesit.