Zamira Durda: Nuk kam “Facebook” të lexoj ngushëllimet e Kodhelit

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:55 16-03-2017 Zamira Durda: Nuk kam “Facebook” të lexoj ngushëllimet e Kodhelit

Në 9-vjetorin e tragjedisë së Gërdecit, ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri, kanë kujtuar 26 viktimat. Por edhe ky përvjetor, familjarët e viktimave i ka gjetur njësoj, pa të dashurit e tyre dhe pa fajtorë të dënuar. E kontaktuar nga dritare.net, Zamira Durda, e cila humbi djalin 8-vjeçar nga shpërthimi, thotë se Erisoni ka lënë një dhimbje të pashoqe te ajo. Nëna e djalit të vogël, e cila ka ndjekur çdo seancë gjyqësore e është kthyer në portretin e njeriut që kërkon drejtësinë për Gërdecin. Ajo thotë se këtë përvjetor nuk i ka kontaktuar askush për t’i ngushëlluar. “Unë nuk e dija që Ministrja Kodheli ka reaguar sot për 9-vjetorin. Pasi, jo të gjitha familjet kanë Facebook që ta lexojnë. Dhe për ish-ministrin, nuk e di se kujt i ka kërkuar falje, pasi ne nuk na ka kontaktuar asnjë, e ne nuk dinim gjë.”- thote Zamira.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Simbol i kulturës, Ura e Bunës shndërrohet në rrezik për kalimtarët por shikoni se ç’bëjnë vetë shkodranët
“Heronjtë e heshtur", një moment pasi zjarrëfikësit shpëtuan pasurinë e shqiptarëve »
Article Logic
Execution time: 0.0046408176422119
array(1) { ["section"]=> string(68) "zamira-durda-nuk-kam-facebook-te-lexoj-ngushellimet-e-kodhelit-72056" }