Zani Caushi në kërkim të lirisë/ Gjykata e Korçës shpall moskompetencë, flet avokati: Çështjen do e çojmë në Strasburg

Publikuar tek: aktualitet, më 15:10 03-12-2020 Zani Caushi në kërkim të lirisë/ Gjykata e Korçës shpall moskompetencë, flet avokati: Çështjen do e çojmë në Strasburg Zani Caushi

Gjykata e Korçës ka shpallur moskompetencë për çështjen e Myrteza (Zani) Caushit, kreut të bandës famëkeqe të Vlorës në 1997.

Disa seanca në këtë gjykatë kanë dështuar njëra pas tjetrës, e fundit ajo e datës 18 nëntor, për shkak të mungesës së avokatit të tij.

Pas shpalljes së moskompetencës, avokati i Zani Caushit ka deklaruar se do të kërkojë të drejtën e klientit të tij, deri edhe në Gjykatën e Strasburgut.

Zani Çaushi kërkoi lirimin e tij pasi ka kryer 25 vite burg dhe pretendon se është rehabilituar edhe për faktin se është familjar. Më pas ai kërkoi që t'i njihen vitet në paraburgim dhe të lirohet.

“Seanca e sotme pasi u depozituan aktet nga organi i ekzekutimit të vendimeve penale, ne konstatuam që Myrteza Caushi bazuar në dinamikën e vuajtjes së dënimit ka vuajtur deri më datën 06.11.2020, 20 vite e 10 muaj burgim.

Ndërkohë i njëjti institucion më muajin Qershor të vitit 2020 ka paraqitur një dinamikë tjetër në të cilën thuhet që Myrteza Caushi ka vuajtur 25 vite e 2 muaj burgim.

Në këto dy periudha Zani Çaushit i kanë humbur 4 vite burgim sepse kështu e ka llogaritur IEVP.

Pas konstatimit nga ana jonë të këtij fakti, gjykata shpalli moskopetencën e gjykimit duke pretenduar se Zani Caushi fillimisht mund të ankoheshe në drejtori i IEVP Drenovë, më pas në drejtorin e përgjithshëm i burgjeve dhe më pas kur t’i vinte përgjigje negative,mund t’i drejtohej gjykatës.

Në lidhje me pretendimet e Zani Caushit është ankuar në mënyrë të vazhdueshme në këto 2 institucione, këto qëllimisht nuk i kanë kthyer përgjigje me shkrim dhe ka arritur në këtë situatë që jemi.

IEVP, me llogaritjen e saj specifike i ka nxjerrë 21 vite burg,kjo është situata dhe un mendoj që për të gjithë të burgosurit në Shqipëri do jetë një situatë e ngjashme sepse është pothuaj në 60-70% të raste dinamika me probleme,do ju këshilloja të burgosurve të bënin një verifikim të llogaritjes së kohës së vuajtjes së dënimit pasi min e drejtësisë nuk ka asnjë sistem të llogaritjes së vujatjes së dënimit.

Myrteza Çaushi është një çështje që do shkojë deri në Strasburg, të gjitha këto gjëra që janë bërë qoftë dinamika te gabuara, qoftë deklaratë publike të zyrtarëve të shtetit janë në favor të tij.

Publikimet dhe prononcimet haptazi më shtyp të zyrtarëve të shtetit që kanë për detyrë zbatimin e vendimit të gjykatës janë në favor të tij. Është një dosje që ka pasur gabime në vazhdimësi,nëse nuk do ishte Zani Caushi çështja do ishte më e thjeshtë,por unë besoj që do gjejë zgjidhje,” deklaroi avokati i Çaushit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mblidhen me qindra qytetarë në Librazhd, përcjellin për në banesën e fundit drejtorin e Pallatit të Kulturës, ndërroi jetë nga Covid
Del fotoja, ky është 47-vjeçari Ilir Zelka që u ekzekutua dje në një restorant të Brazilit »
Article Logic
Execution time: 0.012242078781128
array(1) { ["section"]=> string(117) "zani-caushi-ne-kerkim-te-lirise-gjykata-e-korces-shpall-moskompetence-avokati-ceshtjen-do-e-cojme-ne-strasburg-230048" }