Zaptuan pronën publike në plazhin e Durrësit, arrestohen 2 administratorët, u përplasën edhe me efektivët e policisë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:21 21-06-2020 Zaptuan pronën publike në plazhin e Durrësit, arrestohen 2 administratorët, u përplasën edhe me efektivët e policisë

Policia e Durrësit ka arrestuar 2 administratorë të një subjekti, pasi kundërshtuan punonjësin e Policisë, si dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër, për pushtim toke.

Mësohet se policia ka konstatuar se përpara subjektit të tij, shtetasi A.M, kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse, duke zaptuar hapësirën publike (plazh).

Ndërkohë, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, po vijojnë kontrollet për lirimin e plazheve nga shezlogët e vendosura pa leje dhe në kundërshtim me Aktin Normativ për situatën e krijuar nga COVID-19.

NJOFTIMI I POLICISE:

Vijon operacioni kundër zaptimit të pronës publike në kundërshtim me Aktin Normativ për situatën e krijuar nga COVID-19.

Kontrolle të shtuara në zonën bregdetare nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Policinë bashkiake.

Arrestohen 2 administratorë të një subjekti, pasi kundërshtuan punonjësin e Policisë, si dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër, për pushtim toke.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve për lirimin e plazheve nga shezlogët e vendosura pa leje dhe në kundërshtim me Aktin Normativ për situatën e krijuar nga COVID-19, konstatuan 2 subjekte që kishin zaptuar hapësirën publike (plazh), duke vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Gjatë veprimeve të kryera nga punonjësit e Policisë u arrestuan në flagrancë shtetasit: F. N., 51 vjeç dhe K. N., 56 vjeç, banues në Shijak, Durrës (administratorë të një subjekti), pasi kanë kundërshtuar punonjësin e Policisë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. M., 32 vjeç, pasi u konstatua se përpara subjektit të tij kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Nga Policia bashkiake për të dy subjektet u vendos masë administrative.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë" dhe "Pushtimi i tokës".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010104894638062
array(1) { ["section"]=> string(121) "zaptuan-pronen-publike-ne-plazhin-e-durresit-arrestohen-2-administratoret-u-perplasen-edhe-me-efektivet-e-policise-211126" }