Janë zbardhur 14 kandidaturat përfundimtare për postin e Avokatit të Popullit. Juristë të njohur në fushën e tyre, por edhe mediatikisht, kanë dorëzuar aplikimet për t’u bërë pjesë e garës.
Në listë nuk mungojnë as ish-drejtues institucionesh të rëndësishme, siç është rasti i Lefterie Luzit, që deri pak kohë më parë ishte në krye të KQZ.
Aktualisht ky post mbahet nga Igli Totozani, i cili kërkon një mandat të dytë.
Kandidatët:
Lefterie Luzi
Genc Gjonçaj
Igli Totozani
Jordan Daci
Erinda Ndroqi
Gëzim Gjana
Altin Gonxhaj
Ardian Liçaj
Mimoza Gjiko
Suzana Pasho Hoti
Denar Veshi
Anton Lleshaj
Holta Aliaj
Zhaklina Peto