Zbardhen 8 vjedhje në Fier, arrestohet hajduti i motoçikletave dhe biçikletave, si i këputi varëset e floririt gruas nga qafa dhe ra në grackë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:58 20-07-2019 Zbardhen 8 vjedhje në Fier, arrestohet hajduti i motoçikletave dhe biçikletave, si i këputi varëset e floririt gruas nga qafa dhe ra në grackë

Policia e Fierit ka zbardhur 8 vjedhje motoçikletash dhe biçikletash, si dhe vjedhjen e dy varëseve të floririt një shtetasje.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Mariglen Lamaj banues në Fier. 40 vjeçari i kishte marrë me forcë nga qafa dy varëse një gruaje dhe ishte larguar me vrap, por pas denoncimit, policia u vu menjëherë në lëvizje.

Atij iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy varëset e floririt, ndërkohë që akuzohet edhe për 7 vjedhje të tjera, kryesisht biçikletash dhe motoçikletash.

Fier/ Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të policisë vë në pranga autorin e vjedhjes me dhunë të dy varëseve të floririt të një shtetaseje.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale varëset e floririt

Zbardhen dhe dokumenton edhe 8 vjedhje motoçikletash dhe biçikletash të kryera nga ky shtetas.

Në sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier në numrin unik 112 ka ardhur një telefonatë për ndihmës nga shtetase, se në lagjen "Bishanak" Fier një shtetas rreth 40 vjeç i ka marrë me forcë nga qafa dy varëse floriri dhe është larguar me vrap

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë të cilat janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar, ku pas disa minutash ndjekje kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :

M.L, 40 vjeç, banues në Fier, të cilit në momentin e kapjes ju gjetën edhe dy varëset e shtetases që telefonoi Policinë për ndihmë.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë dokumentimi ligjor i 8 vjedhjeve të motoçikletave dhe biçikletave në qytetin e Fierit ku autor i dyshuar është shtetasi M.L.

Konkretisht:
• Në datë 20.04.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit A.B, në lagjen "1 Maj".
• Në datë 26.06.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit A.R, në Petovë.
• Në datën 02.07.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit S.D, në lagjen "29 Nëntori".
• Në datën 15.07.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit V.H, në Hasturkas.
• Në datën 22.01.2019, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit T.B, në lagjen "Konferenca e Pezës" Fier.
• Në datën 07.03.2019, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetases J.H, në lagjen "11 Janari".
• Në datën 06.03.2019, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e E.N, në lagjen "15 tetori".

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vjedhja me dhunë".

67404369_2477861842500172_3058880050423136256_n.jpg

67304360_2477861869166836_5185657124218208256_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025669097900391
array(1) { ["section"]=> string(147) "zbardhen-8-vjedhje-ne-fier-arrestohet-hajduti-i-motocikletave-dhe-bicikletave-si-i-keputi-vareset-e-floririt-gruas-nga-qafa-dhe-ra-ne-gracke-172762" }