Zbardhen bisedat e Elvis dhe Alban Elezit për rekrutimet për ISIS: Shtetin s’e ka krijuar Amerika

Publikuar tek: aktualitet, më 15:34 26-03-2015 Zbardhen bisedat e Elvis dhe Alban Elezit për rekrutimet për ISIS: Shtetin s’e ka krijuar Amerika Xhihadiste ne rrjete sociale

Propaganda për rekrutimet në ISIS bëhej nëpërmjet facebook, ndërmjet dialogjeve që janë perceptuar nga forcat e rendit në datat 12 dhe 13 nentor 2014, raporton Corriere Della Sera. Në to, Elvis Elezi, 20 vjeçari shqiptar që qëndronte në provincën e Torinos shkruante: “Po të them vëlla, që shteti nuk është një gjë e krijuar nga Amerika…jam i sinqertë dhe i sigurt, madje në kohët e sotme, Amerika fut në burg dikë që tenton të bashkohet me Kalifatin, dhe këtë verë, atje është vrarë edhe një miku im. Dhe nëse do Allahu, ka pranuar martirin e vet…ka shumë shqiptarë që janë atje, dhe jo vetëm shqiptarët por nga gjithë bota: Austria, Amerika, Anglia, Italia (40 persona deri tani janë italianë), nga Ballkani, cecenë dhe shumë të tjerë”. 

Shoku i vdekur

Shoku i vdekur, sipas vlerësimit që jep gjykatësi që ka arrestuar Elvisin, ishte Idajet Balliu, që me familjen Elezi kishte lidhje familjare: i përfshirë në një sulm në Siri verën e kaluar. Për shkak të ISIS dhe Kalifatit: dhe për të cilën në “vazhdë natyrale dhe evoluimin e vetëtrajnimit Italian” shkoi të luftonte Anas El Abboubi, marokeni i arrestuar në Breshia në 2013, i lëshuar nga gjykata e Riesame për mosmjaftueshmëri të provave, dhe i nisur menjëherë për “tu rekrutuar në formacionin terrorist të Shtetit Islamik”.

Hetuesit e shërbimit antiterrorizëm të policisë kanë regjistruar disa biseda të Anas nga Siria, ndërkohë që i thoshte të atit se nuk do të kthehej më sepse “a e di se ku jam, se mos mendoni se po tallemi këtu” dhe në Italia rrezikonte “10 vite burg”; babai kërkonte ta siguronte, por ai i përgjigjej në mënyrë thumbuese: E kosnideron mënyrë jetese mënyrën sesi mund të jetohet aty? Jeton si ata, si një qen. Të poshtrit”.

Parajsa

Tabulatet telefonike kanë regjistruar shumë kontakte të Anas me Elvis dhe Alban Elezin. Por episodi për të cilin gjykatësi ka çuar në burg xhaxhain dhe nipin është tentativa për rekrutim të Mahmoud Ben Ammar, minorenit me origjinë tunisiane, që priste të mbushte 18 vjeç për të shkuar të luftonte me Xhihadin. “Vëlla, po hap një dritare për hur (në biblen hebre është bashkëshoqeruesi i Mosiut) se ti je mbështetja ime e vetme tek e cila mund të kem besim” shkruante Mahmoud për Elvisin. Për gjykatësin, referimi për Hur nuk ishte rastësisht, sipas traditës islamike do të thoshte parajsë për të rinjtë që i jepeshin martirizimit. Sipas bisedave të tjera të regjistruara Elvis donte të shkonte të luftonte në Irak, ndërkohë që i riu preferonte Daëla, një term i interpretuar si Shteti Islamik në Siri, dhe që andej “do të bashkohej me Hur”.

Izraeli

Policët e antiterrorizmit kanë inteceptuar biseda ndërmjet Mahmudit dhe prindërve. Në 22 dhjetorin e kaluar babai ishte i shqetësuar. “Ti që do të shkosh te xhihadistët, kë njeh atje? Do të të cojnë në rradhet e para…ata persona që janë pas tavolinave dhe predikojnë dhe çojnë të tjerë të bëjnë xhihadistin. Pse nuk shkon ai tjetri?” Nëna preferonte që djali të bënte një luftë tjetër: “Kurt ë marrin Sirinë dhe të hyjnë në Palestinë të dërgoj atje. Eshtë një luftë me Izraelin, dhe nuk lufton kundër arabëve”.

Propaganda

Dhe djali Italian i marokenëve El Mahdi Halili i arrestuar për “mbështetje të shtetit islamik, një organizatë terroriste internacionale” është i ri. Ka mbushur 20 vjec në 1 janar dhe pak ditë më parë, sipas akuzës, kishte vendosur në rrjetet sociale një thirrje që mbështeste ISIS. “Nuk duhet të mashtrohen nga dokumentat e shpërndara në rrjete sociale – shkruan gjykatësi – që bën fjalë jo thjesht për aktivitetin terrorist në sensin e shërbimeve që ofron shteti islamik ndërkohë që ushtarët shkojnë të luftojnë për nder e thirrje të Allahut”. Bëhet fjalë në fakt për një formë falje dinake dhe jo të drejtpërdrejtë” që në interpretimin e gjykatësit “rezulton në mnëyrë të vecantë si propagandë që përhapet te të rinjtë myslimanë rezisdentë në Itali, të cilët, edhe për shkak të vështirësive të përfshirjes, ashtu edhe për probleme ekonomike, gjenden shpesh për të përballuar një kusht emigracioni social”. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Didi-Dominic: Forcim i mëtejshëm i bashkëpunimit mes policive kroate dhe shqiptare
Përmbyset kamioni në Rrugën e Kombit, dy persona mbeten të bllokuar »
Article Logic
Execution time: 0.013153076171875
array(1) { ["section"]=> string(101) "zbardhen-bisedat-e-elvis-dhe-alban-elezit-per-rekrutimet-per-isis-shtetin-s-e-ka-krijuar-amerika-7010" }