Zbardhen detaje tronditëse nga dëshmia e 17-vjeçares nga Fushë-Kruja: Më përdhunuan 7 persona nga ora 12 deri në 6 të mëngjesit

Publikuar tek: aktualitet, më 21:32 13-07-2020 Zbardhen detaje tronditëse nga dëshmia e 17-vjeçares nga Fushë-Kruja: Më përdhunuan 7 persona nga ora 12 deri në 6 të mëngjesit Foto ilustruese

Është zbardhur dëshmia tronditëse e 17-vjeçares nga Fushë-Kruja, e cila ishte abuzuar për shumë kohë nga disa persona, të cilët e kanë shfrytëzuar edhe si prostitutë.

Vajza ka thënë se abuzohej prej tyre që nga mosha 16-vjeçare dhe se e kanë detyruar të konsumonin kokainë. Kështu ajo u bë e varur prej drogës, dhe duke mos pasur para që të blinte, e merrte atë në këmbim të favoreve seksuale.

Kujtojmë që dje u raportua nga newsbomb.al se 4 persona ranë në pranga, me akuzën e prodhimit dhe shutjes së lëndëve narkotike si dhe abuzim seksual me të mitur. Ajo ka treguar se është shfrytëzuar si prostitutë për 8 muaj, ndërsa i bëhej presion se do t’i trafikonin edhe motrat nëse nuk iu bindej urdhërave dhe nëse denonconte rastin.

“Jam abuzuar seksualisht që kur isha 16 vjeçe. Me jepnin droga të forta dhe më detyronin të kryeja marrëdhënie me ta. Shpesh herë edhe më dhunonin fizikisht. Më parë kam konsumuar hashash. Kur festova ditëlindjen e 16-të një djalë që më ngacmonte më dha kokainë. Ajo më bënte të mos isha e përgjegjshme për veprimet e mia. Jam shfrytëzuar si prostitutë për 8 muaj. Para akteve seksuale që kryheshin pa vullnetin tim më jepnin drogë. Pasi kam konsumuar kokainë kam qenë e mpirë dhe nuk e ndjeja trupin fare, ndërkohë që 7 persona, përfshirë Alekt Bratën. Ata kanë kryer marrëdhënie seksuale me mua në grup, kundër dëshirës sime. Momenti kur filluan të kryejnë marrëdhënie filloi në orën 00:30 dhe ka zgjatur deri në orën 06:00 të mëngjesit, më datë 12.11.2019. Ata shfrytëzonin faktin që babai im ishte në burg. Kanë tentuar të më trafikojnë edhe në Greqi. Shpesh më kërcënonin se do abuzonin seksualisht dhe do trafikonin motrat e mia nëse unë i denoncoja", thotë vajza në dëshminë e saj.

Për këtë ngjarje janë arrestuar Edison Çangu 28 vjeç, Fatjon Leka 25 vjeç, Leonard Stafa 17 vjeç dhe Arbis Shima 26 vjeç. Gjithashtu janë shpallur në kërkim Alket Brata 23 vjeç dhe Ameldi Merlika 17 vjeç.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010000944137573
array(1) { ["section"]=> string(133) "zbardhen-detaje-nga-deshmia-tronditese-e-17-vjecares-nga-fushe-kruja-me-perdhunuan-7-persona-nga-ora-12-deri-ne-6-te-mengjesit-213750" }