Elidon Basha është 22-vjeçari i cili gjeti vdekjen pas një plumbi në krah, teksa kishte dalë për gjah me shokun e tij.
Mësohet se familjarët e 22-vjeçarit nuk kanë pranuar kryerjen e autopsisë së plotë.
Prokurori ka vëzhguar trupin, dhe ka vënë re se i riu kishte marrë një plumb në shpatull dhe ka ndërruar jetë si pasojë e gjakderdhjes.
Më pas, ai ka kërkuar nga familjarët që të firmosin një deklaratë se nuk kanë pranuar autopsinë e plotë të viktimës.
Më pas familjarët e 22-vjeçarit kanë tërhequr trupin për ta varrosur.
Shoku i tij, 27-vjeçari Klodian Kola dyshohet se ka vrarë aksidentalisht Elidon Bashën, por ai e ka mohuar këtë në polici.
Gjatë dëshmisë së tij, Kola ka thënë se nuk e ka qëlluar ai 22-vjeçarin, por drejt tyre është qëlluar nga persona të tjerë.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.