Zbardhen detajet e krimit në familje në Tiranë dhe shkaku shokues që djali vrau të atin polic prej 40 vjetësh (FOTO NGA VENDNGJARJA)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:24 24-07-2017 Zbardhen detajet e krimit në familje në Tiranë dhe shkaku shokues që djali vrau të atin polic prej 40 vjetësh (FOTO NGA VENDNGJARJA)

Pak pas ngjarjes së rëndë, krimit në familje që shokoi të gjithë opinionin publik janë zbardhur detajet e para.

Djali vrau me armë zjarri babain e tij punonjës policie dhe plagosi me një plumb nënën e tij.

Krimi në familje ka ndodhur në Bathore në Tiranë. Sipas policisë, 21 vjeçari Mirald Metallari i ka marrë armën e shërbimit të të atit, Myftar Metallarin 62 vjeç polic prej 40 vitesh dhe e ka qëlluar atë me 5 plumba. Tre prej tyre e kanë kapur në trup duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa 1 plumb ka kapur nënën Nurie Metallari, 47 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në spitalin e traumës në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se shkak për ngjarjen është bërë një konflikt i momentit për një rreth betoni që do bëhej në shtëpi dhe arma është shkrehur në gjaknxehtësi e sipër nga ana e djalit të familjes Metallari.

Ndërkohë, nëna u plagos aksidentalisht pasi ka ndërhyrë për të shuar konfliktin mes djalit dhe të shoqit, por i qëllua me një plumb në trup.

I riu është arrestuar nga policia gjatë kohës kur po transportonte nënën e tij në spital. Sipas dëshmive të para, autori njihet si djalë i rregullt dhe nuk kishte precedent të mëparshëm penalë.

Aktualisht në banesën e familjes Metallari kanë shkruar fqinjët, të cilët po pastrojnë gjurmët e gjakut në oborrin e shtëpisë, të dukshme edhe në këto foto. 21-vjeçari akuzohet për veprën penale të vrasjes së babait dhe plagosjen e nënës së tij. Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

 

33.jpg

 3.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075230598449707
array(1) { ["section"]=> string(136) "zbardhen-detajet-e-krimit-ne-familje-ne-tirane-dhe-shkaku-shokues-qe-djali-vrau-te-atin-polic-prej-40-vjetesh-foto-nga-vendngjarja-87167" }