Zbardhen email-et e SHISH me Hacking Team, kompania: Mund të përgjojmë çdo gjë në kompjuter dhe celular

Publikuar tek: aktualitet, më 20:55 12-07-2015 Zbardhen email-et e SHISH me Hacking Team, kompania: Mund të përgjojmë çdo gjë në kompjuter dhe celular

Wikileaks ka publikuar së fundmi email-et e kompanisë italiane “Hacking Team”, ku midis të tjerave rezultojnë edhe shkëmbime infomracionesh me punonjës së Shërbimit Informativ Shqiptar.

Një prej menaxherëve të kompanisë, Emad Shehata, pas bisedës telefonike që ka zhvilluar me shtetasin shqiptar Ermal Dauti, i dërgon këtij të fundit një email sqarues për atë se çka ofron kompania në lidhje me përgjigjimin e kompjuterave dhe aparatëve celular.

Sipas dërguesit të email-it, programi i quajtur “Remote Control System Galileo” është projektuar për të sulmuar, infektuar dhe monitoruar një numër tepër të madh kompjuterash dhe smartfonësh vjedhurazi. Ai i lejon përdoruesit që të mbledhë fshehurazi të dhëna nga të gjitha sistemet operative të përdorura si Windows XP, Vista, Windows 7 dhe 8, Mac OS dhe Linuks.

Në lidhje me smartphone-ët, ai mund të monitorojë dhe përgjojë iPhone-t, Symbian që përdor Nokia, Blackberry, Adroid–ët dhe telefonat Windows 8. Pasi objektivi është infektuar nga ky program, Remote System Control Galileo lejon hyrjen në aparat dhe marrjen e informacioneve të shumëllojshme. Këtu përfshihen të dhënat dhe komunikimet nga nga Skype, Facebook, Twitter, WhatsApp, Viber, Line etj. Programi përgjon gjithashtu në të gjitha gjuhët e tastierave kompjuterike apo të telefonave, zbulon vendndodhjen e tyre, u kopjon fotografitë, mikrofonat, pra bisedat dhe kamerat.

Kontaktet mes kompanisë italiane dhe palës shqiptare kanë nisur që prej tetorit të vitit 2013 dhe pas negociatave disa mujorshe janë ndalur. Shkak për mos arritjen e një marrëveshjeje është bërë çmimi i lartë që kompania “Hacking Team” kishte për programin e saj.

Gjithashtu, dy pjesëtar të kësaj kompania kanë udhëtuar dy herë drejt Shqipërisë për të biseduar nga afër me palën e interesuar në lidhje me programin e përgjimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Krujë/ Asgjesohen 3981 rrënjë kanabisi, arrestohen dy persona
Tentoi të trafikojë 10 kg drogë në bashkëpunim me një italian, dërgohet për gjykim shqiptari »
Article Logic
Execution time: 0.01177716255188
array(1) { ["section"]=> string(107) "zbardhen-email-et-e-shish-me-hacking-team-kompania-mund-te-pergjojme-cdo-gje-ne-kompjuter-dhe-celular-16008" }