Zbardhen emrat e 5 djemve të biznesmenëve me makinat luksoze që po garonin me shpejtësi në rrugën e TEG

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:33 20-10-2016 Zbardhen emrat e 5 djemve të biznesmenëve me makinat luksoze që po garonin me shpejtësi në rrugën e TEG

Newsbomb.al ka zbardhur emrat e pesë shoferëve të ndaluar dje nga Policia e Tiranës për shkak se po garonin me shpejtësi mbi normat në “Rrugën e TEG”-ut.

Burime për Newsbomb kanë bërë të ditur se personat e ndaluar janë: Ergyn Geci i datëlindjes 08.05.1998, lindur në Tiranë; Aristidhis Krisafi i datëlindjes 17. 10. 1996, lindur në Patra të Greqisë; Aldo Aliko, i datëlindjes 06. 01. 1994, lindur në Tiranë; Genti Zavalani i datëlindjes 13. 12. 1989, lindur në Tiranë; Thimjo Rubati i datëlindjes 26. 01. 1976, lindur në Sarandë.

Personat e sipërpërmendur janë fëmijë të biznesmenëve me emër në Shqipëri apo njerëz të njohur në klubet e natës.

Ergyn Geci është djali i biznesmenit të njohur Ramë Geci, i cili zotëron “Tirana International Hotel” apo siç njihet ndryshe “15-katëshi”, ndërsa Genti Zavalani është ‘DJ’ dhe performon në club-et më të njohura në Tiranë me emrin “Dj Mickey”.

Ata janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë për shkak se po garonin me shpejtësi mbi normat në rrugën që të çon për te qëndra tregtare “TEG” në Tiranë. Përveç shpejtësisë, dyshohet se pronarët e këtyre makinave kanë ndërhyrë në sistemin e shpejtësisë dhe modifikimin pamjes së tyre të jashtme. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rikthehet Matilda Makoçi, si duket sot aktorja e dashur për publikun shqiptar
Pas konferencës urgjente Tahiri surprizon gazetaren, i dhuron lule për ditëlindje »
Article Logic
Execution time: 0.01157808303833
array(1) { ["section"]=> string(109) "zbardhen-emrat-e-5-djemve-te-biznesmeneve-me-makinat-luksoze-qe-po-garonin-me-shpejtesi-ne-rrugen-e-teg-56782" }