Zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar në Itali si dhe e shqiptarit që lufton në Siri me italianen Maria Gulia Sergio.
Ata janë Arta Kacabuni 41 vjeç, vjehrra e Maria Giulias dhe banore e Scansano. Njëkohësisht siç u bë e ditur edhe më herët është arrestuar babai, nëna dhe motra e Maria Gulia Sergios që lufton me shqiptarin në Siri.
Aldo Kobuzi është shqiptari është është martuar me Maria Gulia Sergio dhe që lufton për ISIS-in në Siri, përkrah xhihadistëve. Mësohet se Baki Çoku është xhaxhai i tij.
Pak minuta më parë foli edhe bashkëshortja e Baki Çokut, Diamanta Çoku. “Nuk kemi lidhje me terrorizmin. Ne jemi një familje e varfër. Nuk kemi folur prej kohësh me Aldo Kobuzin’’, thotë Diamanta Çoku.
Baki Çoku u arrestua sot në mëngjes, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga italianët. Policia italiane ka arrestuar edhe 10 persona të tjerë, mes të cilëve 5 shqiptarë, 4 italianë dhe një kanadez.
Mendohet se grupi rekrutonte persona për të luftuar në Siri, madje dy familjet shqiptare dhe italiane kishin bërë krushqi dhe po përgatiteshin për të shkuar në Siri për të luftuar për xhihadistët.