Ekzaminimi i kutisë së zezë të avionit që u rrëzua në Medelin të Kolumbisë me 77 pasagjerë në bord, ka nxjerrë detaje shokuese të cilat mund të kenë sjellë përplasjen fatale.
Kutia ka regjistruar zërin e pilotit të aeroplanit që thotë “Pi rrëzohemi, nuk kemi karburant. Nuk kemi radarë”. Këto kanë qenë fjalët e fundit të pilotit, i cili është mes viktimave të shumtë, raporton Newsbomb.al.
Nga përplasja mbijetuan vetëm 5 pasagjerë, ndër ta dy lojtarë të ekipit brazilian Chapecoense, të cilët do të luanin ndeshjen e parë pas kualifikimit të Kupës së Amerikës së Veriut.