Zbardhen fjalët e para të vajzës së mbijetuar në Kombinat: Ju s’e keni idenë çfarë sakrificash kemi…

Publikuar tek: aktualitet, më 22:56 02-07-2020 Zbardhen fjalët e para të vajzës së mbijetuar në Kombinat: Ju s’e keni idenë çfarë sakrificash kemi… Foto ilustruese

Zbardhen fjalët e para të Blertës, vajzës së vetme të mbijetuar të familjes Josifi, ku nëna dhe vajza tjetër u gjetën të vetëvrara në banesën e tyre në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Dy vajzat dhe nëna ishin besimtare të Jehovait. Ato i dhanë fund jetës, ndërsa Anisa, vajza që u gjet e vdekur nga zjarrfikësit dhe policia, besohet se ka ndërruar jetë nga 2 javë deri edhe 5 muaj më parë.

Sipas dyshimeve të para, trupi i pajetë është mbajtur në banesë nga nëna dhe motra tjetër, me shpresën se do të ringjallej, sipas besimit të tyre.

Sakaq, policia thotë se fjalët e para të vajzës së mbijetuar, Blertës, kanë qenë: “Ju s’e keni idenë se çfarë sakrificash kemi kaluar ne për të fituar ringjalljen”.

Në banesë u gjetën tekste dhe shënime fetare, si dhe disa përzierje vajrash, me të cilat dyshohet se lyhej trupi i pajetë i vajzës, për të penguar dekompozimin.

Kryefamiljari ka ndërruar jetë 5 vite më parë dhe ishte një prej themeluesve të Dëshmitarëve të Jehovait në qytetin e Përmetit, nga ku familja kishte origjinën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094749927520752
array(1) { ["section"]=> string(105) "zbardhen-fjalet-e-para-te-vajzes-se-mbijetuar-ne-kombinat-ju-s-e-keni-idene-cfare-sakrificash-kemi-212631" }