Zbardhen formularët për Nishanin, Llallën dhe Leskajn. Presidenti tregon për mbiemrin e ndryshuar

Publikuar tek: politike, më 16:53 25-05-2016 Zbardhen formularët për Nishanin, Llallën dhe Leskajn. Presidenti tregon për mbiemrin e ndryshuar

Janë zbardhur formularët e vetëdeklarimit për institucionet e pavarura, mes tyre ajo e Presidentit të Republikës, Bujar Nishanit, Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llallës dhe kreut të KLSH-së, Bujar Leskajt.

Bujar Nishani ka deklaruar se gjatë fëmijërisë ka mbajtur mbiemrin Mehmeti, por i ndryshuar pas viteve 1990. Në fakt, ndryshimi i mbiemrit është i bërë i njohur për publikun gjatë kohës që ai u shpall kandidat për President nga Partia Demokratike.

Ndërkohë, Nishani, Llalla dhe Leskaj nuk janë hetuar apo gjykuar asnjëherë. Deklarim të njejtë ka bërë edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Kryetarja e KQZ-së, Lefeterie Lleshi e ka pasur më parë emrin Lumturie, ndërsa ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule ka mbajtur deri në vitin 2000 Thodhori. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031615018844604
array(1) { ["section"]=> string(101) "zbardhen-formularet-per-nishanin-llallen-dhe-leskajn-presidenti-tregon-per-mbiemrin-e-ndryshuar-41472" }