Zbardhen një sërë vjedhjesh në Elbasan, arrestohet 31 vjeçari

Publikuar tek: aktualitet, më 11:14 14-03-2019 Zbardhen një sërë vjedhjesh në Elbasan, arrestohet 31 vjeçari

Policia e Elbasanit ka zbardhur një sërë vjedhjesh të ndodhura në qytetin e Elbasanit dhe ka arrestuar një 31 vjeçar.

Në pranga është vënë shtetasi F.J.,31 vjeç , banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë natës në lagjen "28 Nëntori", Elbasan, dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit, K.M., ku ka vjedhur dy kompjutera.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është dhe autorë dhe i 3 vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Elbasanit, në muajin janar, shkurt e mars, ku ka vjedhur në një banesë, lokal dhe në një dyqan, duke marrë bizhuteri, lekë e sende të tjera.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale një njësi kompjuteri, dy kasa fiskale, e sende të tjera.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010114908218384
array(1) { ["section"]=> string(67) "zbardhen-nje-sere-vjedhjesh-ne-elbasan-arrestohet-31-vjecari-156375" }