Zbardhen përgjimet e grupit të heroinës. Kodet e përdorura: O shoku, edhe 10 litra vaj kam

Publikuar tek: aktualitet, më 09:14 29-11-2015 Zbardhen përgjimet e grupit të heroinës. Kodet e përdorura: O shoku, edhe 10 litra vaj kam Dy femrat e arrestuar si pjesë e grupit të heroinës

Zbardhen disa prej bisedave të përgjuara nga Prokuroria e Tiranës gjatë hetimit disamujor ndaj grupit 36 personash të akuzuar për shitje heroine dhe kokaine në kryeqytet. Sipas Prokurorisë, 70 milionë lekë në muaj ka qenë fitimi i grupit kriminal nga aktiviteti i shpërndarjes së lëndës narkotike në Tiranë. Droga gjendej nga shtetas të tjerë dhe të tjerë e shpërndanin.

Biseda e mëposhtme e zbardhur nga “Panorama” është paraqitur nga prokuroria si provë në gjykatë për disa nga të akuzuarit si pjesë e grupit që shpërndante drogë.

Nga biseda e zhvilluar mes shtetasve Juljan Bushati dhe Astrit Beka, rezulton se Bushati i kërkon shitësit të tij, Astrit Beka, që t’i shesë lëndë narkotike shtetases E.B., e kapur në flagrancë me 8 doza heroine.

Beka: Alo…

Bushati: O Tito, hape me vëlla atë telefonin më vëlla, ça tipi je ti më vëlla.

Beka: O shoku ej, po jom në lëvizje me makinë e nuk nigjoj me burr, se hape nji zbrit hyp zbrit, ça tboj unë fola me Kolin tani.

Bushati: Ore lene me Kolin, do t’i shkosh tjetrës, o Tit, apo t vij vetë në Tiranë, tashi si o puna?

Beka: O shoku, po jom në lëvizje me shoku, në lëvizje se jam rrugës, jam shoku, s’ka ankesa shoku.

Bushati: O vlla, do t’i shkosh asaj më vëlla që e ke taten i ti…

Beka: Aa!

Bushati: O ti e jotja është se Mandit ajo që pot e mer o Tit.

Beka: Nuk nigjova, mor burrë?

Bushati: Ore, është klientja e Mandit ajo e jotja…

Beka: Po pra po, mtha pra mtha.

Bushati: Ça…

Beka: Po do vij pra.

Bushati: Do t’i shkosh ti aty asaj.

Beka: Ku ven o vlla.

Bushati: Po ku të tha o mole.

Beka: Po ja do vij vet mo burrë tani, o po thuaj ta mori iherë, a ku të shkoj unë, se iki unë pra thuaj.

Bushati: Po mere me vet, se e ke vet numrin. Mere se është e mirë ajo me Tit, mos e le ashtu.

Beka: Po mirë pra si e ka emrin ajo?

Bushati: Ja pra, E… e ka.

Beka: Po okej mtha pra. Okej hajt se e mor prapë unë i them prapë unë tani direkt. Hajde pa merak o borr se isha nven tjetër tani.

Bushati: Ja ajo po merr tashi ktu direkt.

Beka: A?

Bushati: Ajo po merr ktu te telefoni, prit t’i flas iher prit.

Beka: E mir, foli ti.

Përgjim, data 4 gusht 2015, ora 16:35, mes numrit që mbaron me 119 në përdorim të Astrit Bekës dhe numrit 069255… në përdorim të Armando Muratit:

SMS tekst: O shoku, 10 litra vaj kam dhe nuk kam më , ok.

Në të njëjtën datë , më 4 gusht 2015, ora 16:55, numri që mbaron me 911, i përdorur nga Astrit Beka, flet me numrin 069255… të shtetasit Murati. Nga biseda, sipas prokurorisë, Astrit Beka flet me Muratin për t’u siguruar që mesazhi i dërguar më parë prej tij në lidhje me sasinë e vogël të heroinës që kishte për shitje, si dhe po e priste këtë të fundit të vinte për ta furnizuar sërish. Ja biseda:

Murati: He me?

Beka: He mer ti? Ku je, mor burrë?

Murati: Ja se jam tu ardh.

Beka: A e lexove mesazhin, mor burrë?

Murati: Po, po.

Beka: Mir pra mir, hec.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Po na shembet shtëpia”, gazetarja e shqetësuar për banesën e saj
Dita e Çlirimit/ Nishani dhe Rama homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve” »
Article Logic
Execution time: 0.011985063552856
array(1) { ["section"]=> string(93) "zbardhen-pergjimet-e-grupit-te-heroines-kodet-e-perdorura-o-shoku-edhe-10-litra-vaj-kam-26512" }