Zbardhen porositë e Ramës për deputetët, nga mobilizimi i strukturave tek koalicionet parazgjedhore, ja çfarë tha kreu i qeverisë në takimin 6 orësh me dyer të mbyllura

Publikuar tek: politike, më 19:30 07-07-2020 Zbardhen porositë e Ramës për deputetët, nga mobilizimi i strukturave tek koalicionet parazgjedhore, ja çfarë tha kreu i qeverisë në takimin 6 orësh me dyer të mbyllura Fotoarkivë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot 4 takime me deputetët e tij, sipas qarqeve, në kuadër të nisjes së fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 2021.

Takimet u zhvilluan sot në sallën e hartave në kryeministri nga ora 13:00-19:00. Kreu i qeverisë iu kërkoi deputetëve të nisin riorganizimin e partisë dhe mobilizimin e strukturave për zgjedhjet e pranverës.

Ai iu ka thënë atyre që nuk ka zgjedhje të parakohshme për Bashkitë, kësisoj kryebashkiakët do të vijojnë mandatin e tyre. Gjithshtu mësohet se Rama iu ka thënë deputetëve socialistë që mnd të mos ketë koalicione parazgjedhore.

“Nuk ka zgjedhje të parakohshme për bashkitë, kryebashkiakët do të vijojnë mandatin e tyre. Unë nuk jam për lista të hapura, por çfarë nuk ndodh deri në fund, kështu që kjo fushatë është betejë e juaja. Në varësi të dinamikës politike, mund të mos kemi koalicione parazgjedhore”, iu ka thënë Rama deputetëve.

Ka pasur akuza nga opozita se koalicionet parazgjedhore po kërkon t'i ndalojë pikërisht kryeministri Rama në bashkëpunim me opozitën parlamentare. Nesër Rama do të thërrasë sërish në disa takime të grupuara sipas qarqeve deputetët e tij.

Ndërkohë momentalisht kryeministri po zhvillon një takim në Kryesinë e Kuvendit me opozitën parlamentare, për të diskutuar tema si Reforma Zgjedhore apo dhe koalicionet parazgjedhore. Kanë qenë deputetët e opozitës parlametare ata që kanë kërkuar të takoheshin “urgjentisht” sot me Ramën dhe Taulant Ballën. Në takim me Ramën do të jenë deputetët Rudina Hajdari, Myslim Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stojku dhe Kujtim Gjuzi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097341537475586
array(1) { ["section"]=> string(173) "zbardhen-porosite-e-rames-per-deputetet-nga-mobilizimi-i-strukturave-tek-koalicionet-parazgjedhore-ja-cfare-tha-kreu-i-qeverise-ne-takimin-6-oresh-me-dyer-te-mbyllura-213162" }