ZBARDHEN SHIFRAT: 227 PRONA dhe qindra-miliona lekë i janë SEKUESTRUAR krimit të organizuar dhe terrorizmit

Publikuar tek: aktualitet, më 15:24 15-11-2019 ZBARDHEN SHIFRAT: 227 PRONA dhe qindra-miliona lekë i janë SEKUESTRUAR krimit të organizuar dhe terrorizmit

Një sasi rekord pasurish me vlerë qindra miliona lekë i janë sekuestuar krimit të organizuar dhe terrorizmit gjatë viteve të fundit, zbardhen shifrat marramendëse.

Është Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara që sot administron prona të sekuestruara me gati dyfish të vlerës që zotëronte në vitin 2013.

Newsbomb.al zbardh shifrat e pasurive të sekuestruara që administrohen nga AAPSK. Janë 227 pasuri, nga të cilat 167 pasuri të sekuestruara kapin vlerën e përafërt të 2,546,054,257 lekëve. 57 pasuri të konfiskuara kapin vlerën e rreth 468,214,083 lekëve dhe 3 pasuri janë të revokuara por të pa kthyera, raporton Newsbomb.al.

Në sekuestrimin e pronave të krimit, autoritetet shqiptare kanë bashkëpunuar ngushtë edhe me partnerët ndërkombëtarë, ku rasti më i fundit është ai i sekuestrimit të pasurive të një shtetasi italian i akuzuar si mafioz i Camorras, të cilit iu sekuestruan në vendin tonë 750 mijë euro pasuri në vendin tonë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E PAPRITUR/ Gjykata Kushtetuese 'injoron' rezolutën e parlamentit: Marsida Xhaferllari fillon detyrën, jo Arta Vorpsi (DEKLARATA)
META e fillon konferencën me 'bombë': Kallëzoj penalisht Ardian DVORANIN »
Article Logic
Execution time: 0.011003971099854
array(1) { ["section"]=> string(113) "zbardhen-shifrat-227-prona-dhe-qindra-miliona-leke-i-jane-sekuestruar-krimit-te-organizuar-dhe-terrorizmit-186002" }