Zbardhet AXHENDA e ditës së dytë, ja çfarë do të ndodh sot tek Kongresi Zgjedhor i PS

Publikuar tek: aktualitet, më 11:08 29-02-2020 Zbardhet AXHENDA e ditës së dytë, ja çfarë do të ndodh sot tek Kongresi Zgjedhor i PS

Pritet të fillojë dita e dytë e Kongresit zgjedhor të Partisë Socialiste.

Mësohet se kjo ditë do të jetë e ndarë në tre pjesë, ku në pjesën e parë do të bëhet hapja nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla deri tek fjala e kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa në pjesën e dytë do të mbajë fjalën Sekretari për Koordinimin e Keshillave të Rajoneve, Ilir Beqaj dhe në mbyllje sërish Balla.

Axhenda e plotë:

10.00 – Hapja e Kongresit. Seanca e Parë

Fjala e hapjes nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant BALLA

Përshëndetje nga Presidenti i Partisë Socialiste Europiane, Sergei STANISHEV

Raportim mbi drejtimet kryesore të politikave tona legjislative dhe qeverisëse

Rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit 2019

Pakti për Universitetin dhe politikat arsimore

Drejtësia dhe sundimi i ligjit

Energjia dhe Infrastruktura

Shqipëria që duam dhe turizmi

E drejta e pronës, mbrojtja e territorit dhe procesi i legalizimeve

Integrimi Europian dhe Rajonal

Fjala e Kryeministrit të Shqipërisë, Kryetarit të PS, EDI RAMA

12.00 – Seanca e Dytë

Raporti i Komisionit të Verifikimit të Mandateve, Kryetari i Komisionit, Shpëtim CAMI

Raport mbi gjendjen e strukturave të PS, Sekretari Organizativ dhe i Koordinimit Elektoral të PS, Arben PËLLUMBI

Programi Politik “ SHQIPËRIA QË DUAM 2030” , Sekretari për Koordinimin e Keshillave të Rajoneve, Ilir BEQAJ

Prezantimi i ndryshimeve dhe përmirësimeve në Statutin e Partisë, Alket HYSENI

Agjenda politike e PS deri në Qershor 2021, Sekretari i Përgjithshëm, Taulant BALLA

DISKUTIME

15.00 – Seanca e Tretë

Organizimi I procesit të votimit dhe numërimit  të votave për zgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare dhe të Komisionit të Garancive  Statutore & Etikës të partisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012900114059448
array(1) { ["section"]=> string(91) "zbardhet-axhenda-e-dites-se-dyte-ja-cfare-do-te-ndodh-sot-tek-kongresi-zgjedhor-i-ps-196862" }