Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, njëkohësisht Zv. Presidente e Komisionit Evropian, Frederika Mogherini do të zhvillojë një vizitë njëditore ditën e nesërme në Tiranë.
Vizita e Mogherinit në Tiranë vjen në kuadër të ecurisë së vendit tonë në përmbushjen e kushteve për anëtarësimin e vendit tonë në BE.
Paraprakisht mësohet se gjatë ditës së nesërme Mogherini do të zhvillojë vetëm dy takime të hapura për mediat.
17:30 – 18:30 -Fjalim para studentëve në Universitetin Politeknik të Tiranës.
20:15 – 20:30 Deklaratë për media (pa pyetje) me Kryeminstrin Rama në kryeministri.
Sakaq, kreun e opozitës Lulzim Basha dhe me kreun e shtetit Bujar Nishani do të takohet pa praninë e mediave. Në njoftimin e Kuvendit thuhet se kryetari Ilir Meta do të presë nesër në një takim të veçantë në Kryesinë e Kuvendit në orën 18:45.
Po ashtu Mogherini do të takohet edhe me përfaqësues të partive parlamentare.