Zbardhet axhenda e takimit të Ramës me Avdullah Hotin ditën e nesërme, ja kur do mbahet konferenca e përbashkët

Publikuar tek: politike, më 21:05 02-07-2020 Zbardhet axhenda e takimit të Ramës me Avdullah Hotin ditën e nesërme, ja kur do mbahet konferenca e përbashkët Rama - Hoti

Kryeministria ka zbardhur axhendën e vizitës së kryeministrit kosovar, Avdullah Hoti në Tiranë.

Pas takimit me kryeministrin Rama, pritet që të dy liderët të mbajnë një konferencë për shtyp.

Kjo është vizita e parë e kryeministrit të Kosovës në Shqipëri, teksa ishte Rama ai që e vizitoi i pari Hotin në Kosovë.  

NJOFTIMI

Ditën e premte, datë 3 korrik, ora 10.00, në Pallatin e Brigadave zhvillohet Ceremoniali i Mirëseardhjes për Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti. (Sinjalin ndryshe nga herët e tjera, për shkak të situatë së pandemisë, do ta merrni pranë pajisjes shpërndarëse të vendosur në Pallat të Brigadave)

Ora 10.10 – Takim ndërmjet dy Kryeministrave; (Kamera dhe fotograf zyrtar)

Ora 10.15 – Takim mes dy delegacioneve; (Kamera dhe fotograf zyrtar)

Ora 11.30 – Konferencë e Përbashkët për Shtyp (Sinjalin ndryshe nga herët e tjera, për shkak të situatë së pandemisë, do ta merrni pranë pajisjes së vendosur në Pallatin e Brigadave)

Ju lutemi dërgoni emrat e gazetarit, teknikëve si dhe targën e makinës së transmetimit live.

Duhet të jeni në Pallat të Brigadave jo më vonë se ora 09.30

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096850395202637
array(1) { ["section"]=> string(117) "zbardhet-axhenda-e-takimit-te-rames-me-avdullah-hotin-diten-e-neserme-ja-kur-do-mbahet-konferenca-e-perbashket-212621" }