Zbardhet bilanci: ALBPETROL 1.5 miliardë fitim në një vit

Publikuar tek: ekonomi, më 16:25 21-12-2017 Zbardhet bilanci: ALBPETROL 1.5 miliardë fitim në një vit

Këshilli Mbikëqyrës i shoqërisë Albpetrol sh.a ka miratuar bilancin e vitit 2016 ku Albpetrol ka arritur të bëjë një fitim përpara tatimit në shifrën 1.532.432.248 lekë.

Kjo e rendit Albpetrol sh.a ndër kompanitë me fitimin më të lartë në Shqipëri për vitin 2016. Fitimi i shoqërisë ka ardhur kryesisht si pasojë e rritjes së prodhimit nga vetë shoqëria si dhe rritjes së shitjes në natyrë, edhe pse çmimi i naftës bruto në bursat ndërkombëtare nuk është në nivelet më të larta.

Bazuar në rezultatin e mirë financiar, në mbledhjen e fundit, Këshilli Mbikëqyrës i Shoqërisë Albpetrol sh.a miratoi një pagë shpërblim për të gjithë punonjësit e shoqërisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022751092910767
array(1) { ["section"]=> string(63) "zbardhet-bilanci-albpetrol-1-5-miliarde-fitim-ne-nje-vit-103896" }